AKSIK, çdo ditë të premte, ora 10:00 – 14:00, ofron asistencë pranë ambienteve të institucionit, për t’u ardhur në ndihmë operatorëve ekonomikë, për çdo sqarim lidhur me zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi për sigurinë e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Përfaqësuesit ligjor të operatorëve ekonomikë/individë me autorizim nga përfaqësuesit ligjor në momentin e paraqitjes pranë ambienteve të AKSIK duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin e poshtëshënuar.

  1. Mjet identifikimi (Kartë ID/Pasaport)
  2. Autorizim nga përfaqësuesit ligjor të operatorit ekonomik (vetëm për rastet kur nuk është vetë përfaqësuesi ligjor)
  3. Ekstrakt tregtar për të dhënat e subjektit.

Pyetësori i Sigurisë Industriale

Kërkesë e drejtëpërdrejtë për pajisje me CSI

Kerkeses nepermjet Autoritetit Kontraktor për pajisje me CSI

Kërkesë për pajisje me CSP, personeli i OE

1. Aneksi 1- lista e dokumentave për certifikimin e OE

2. Aneksi 2 – lista e personave të OE që do të pajisen me CSP