AKSIK, çdo ditë të premte, ora 10:00 – 14:00, ofron asistencë pranë ambienteve të institucionit, për t’u ardhur në ndihmë operatorëve ekonomikë, për çdo sqarim lidhur me zbatimin e kërkesave të legjislacionit në fuqi për sigurinë e informacionit të klasifikuar gjatë prokurimeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Përfaqësuesit ligjor të operatorëve ekonomikë/individë me autorizim nga përfaqësuesit ligjor në momentin e paraqitjes pranë ambienteve të AKSIK duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin e poshtëshënuar.
- Mjet identifikimi (Kartë ID/Pasaport)
- Autorizim nga përfaqësuesit ligjor të operatorit ekonomik (vetëm për rastet kur nuk është vetë përfaqësuesi ligjor)
- Ekstrakt tregtar për të dhënat e subjektit.
Pyetësori i Sigurisë Industriale
Kërkesë e drejtëpërdrejtë për pajisje me CSI
Kerkeses nepermjet Autoritetit Kontraktor për pajisje me CSI
Kërkesë për pajisje me CSP, personeli i OE
1. Aneksi 1- lista e dokumentave për certifikimin e OE
2. Aneksi 2 – lista e personave të OE që do të pajisen me CSP