Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të  (AKSIK) ka si mision të saj hartimin e politikave, programeve e procedurave për sigurimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, mbikëqyrjen e institucioneve dhe operatorëve ekonomik të interesuar, ndjekjen e procedurave, edukimin dhe sigurimin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në të gjitha disiplinat e tij. Drejtori i saj emërohet nga Kryeministri dhe përgjigjet përpara tij për drejtimin e institucionit në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fushën e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, politikën e sigurisë së NATO-s dhe direktivat mbështetëse të saj nga ministritë dhe institucionet shtetërore. Gjithashtu, ai përgjigjet për përfaqësimin e AKSIK në marrëdhëniet brenda dhe jashtë vendit, për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar me NATO, shtetet apo organizatat e tjera ndërkombëtare.

Detyrat kryesore të AKSIK janë: