Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Më datë 4 korrik 2018 u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, “Për zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojës dhe kryerjen e praktikave mësimore”. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari dhe nga Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola. Memorandumi ka për qëllim të nxisë kërkimin shkencor në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së informacionit nëpërmjet zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimit të përvojës dhe zbatimit në praktikë të njohurive teorike.

“Vizita e Drejtorit të Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Shqipëri” Tiranë, 18 Prill 2018

Drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s (NOS), njëkohësisht edhe kryetari i Komitetit të Sigurisë së NATO-s, Zj.Wendy A.Bashnan e shoqëruar nga kreu i degës për Politikat dhe Mbikqyrjen në NOS, Z.Marco Criscuolo, nga datat 17-19 prill 2018, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri.

Më datë 18 prill 2018, në takimin e zhvilluar me drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe stafin e ngushtë të DSIK, Zj.Bashnan vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha disiplinat e sigurisë. Në këtë takim u diskutua për çështje të sigurisë në tërësi, si dhe për aspekte të veçanta të punës së institucioneve tona shtetërore në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar të NATO në Shqipëri.

Gjatë kësaj vizite drejtori i DSIK dhe drejtori i NOS, kryen një sërë takimesh të rëndësishme me; këshilltarin e Kryeministrit për Sigurinë, kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, zëvendësdrejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Në qëndër të bisedimeve ishin çështjet e ndryshme në fushën e sigurisë, ecuria e bashkëpunimit dypalësh, njëmendësia gjeostrategjike dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike.

AHWG Nr. 10


Në Romë, më datë 19 e 20 Shkurt 2018, u mbajt takimi i Grupit të Punës “AHWG Nr. 10”. Për herë të parë, me cilësinë e vendit anëtar, Shqipëria në këtë takim, u përfaqësua nga një ekspert i DSIK.

Grupi i Punës u përqendrua në gjetjen e praktikave dhe të procedurave adekuate për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe të informacionit të klasifikuar në fushën industriale.

Vizitë pune e Grupit të Punës së Republikës së Kosovës për ndryshimet ligjore në fushën e informacionit të klasifikuar

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar, në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional me NSA e Kosovës, me datë 22 Shkurt 2018, priti në një takim pune, përfaqësues të Grupit Punës për ndryshimet ligjore në fushën e informacionit të klasifikuar, kryesuar nga Z. Hysen GASHI, Këshilltar për Sigurinë, i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij takimi, ekspertët e dy vendeve kanë ndarë së bashku eksperiencat më të mira për çështje me interes të veçantë në kuadrin e disiplinave për sigurimin e informacionit të klasifikuar.

Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK


Në kuadrin e një bashkorganizimi të Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, më datë 20-21 Dhjetor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, u mbajt Konferenca e përbashkët “Sfidat e sigurisë së informacionit në realitetin e TIK”.
Në këtë aktiviteti me profil sigurie, morën pjesë dhe prezantuan aspekte me interes për çështjet e politikave dhe të standardeve të sigurimit të informacionit; përfaqësues të institucioneve shtetërore nga Shqipëria dhe Kosova dhe Operatorë Ekonomikë nga të dy vendet.
Me shumë interes ishte mbështetja e këtij aktiviteti nga drejtues të Komisioneve Parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës; Znj. Ermonela Felaj, Znj. Ganimete Musliu dhe Z. Haxhi Shala, si dhe Këshilltarët respektivë për Çështjet e Sigurisë të Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës, Zotërinjtë Sander Lleshaj e Hysen Gashi.

Për dorëzimin e Deklaratave

Orari i pritjes në DSIK për dorëzimin e Deklaratave prej subjekteve të rivlerësimit sipas parashikimeve në Ligjin Nr.76/2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar si dhe Ligjit Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,do të jetë:

E Hënë e Premte ora 8:00-18:00

E Shtunë e Dielë ora 9:00-17:00

Njoftohen subjektet e rivlerësimit, në kuptim të ligjit Nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të plotësojnë Shtojcën 3, bashkëngjitur ligjit nr. 84/2016, “Deklaratën për Kontrollin e Figurës”, të publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Udhëzues Për Ligjin Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

DEKLARATA PER KONTROLLIN E FIGURES