Këshillat e Sigurisë

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Këshillat e Sigurisë

Këshillat e Sigurisë.

  • Sigurohuni që “Certifikata e Sigurisë” është gjithnjë e vlefshme, filloni rinovimin e saj minimumi 4 (katër) muaj përpara datës së mbarimit të afatit.
  • Informacioni i klasifikuar të përpunohet vetëm në pajisje/sisteme të akredituara përshtatshmërisht më parë nga DSIK.
  • Fletëhyrjen e institucionit mbajeni gjithmonë në dukje në Zonat e Sigurisë. Ajo të hiqet kur dilni jashtë ndërtesës së institucionit. Nëse shihni një person brenda Zonave të Sigurisë pa fletëhyrjen përkatëse, i kërkoni me mirësjellje ta mbajë atë të ekspozuar.
  • Telefonat celularë nuk duhet të hyjnë në zonat e Sigurisë të Klasit të I dhe të II.
  • Sa herë që punonjësit punojnë me informacionin e klasifikuar dhe për arsye të ndryshme largohen nga ambientet e punës, informacioni i klasifikuar i shfrytëzuar gjatë orarit zyrtar të punës të sigurohet në kasaforta apo dollapë metalikë.
  • Mos i jepni askujt çelësat e zyrës. Ato duhet të përdoren vetëm nga personat e autorizuar dhe ata që punojnë në atë zyrë.
  • Kombinacioni i kasafortës duhet të njihet vetëm nga personi i cili është i autorizuar të përdorë kasafortën.
  • Fjalëkalimet e kompjuterave duhet të njihen vetëm nga personi që është i autorizuar t’i përdor ato. Mbyllni kompjuterat kur dilni nga zyra qoftë edhe për pak kohë.
  • Në përfundim të orarit zyrtar të punës shikoni mbi tavolinën e punës për të fiksuar veçantitë e renditjes së dokumentave.
  • Sigurimi i çelësave dhe aktivizimi i sistemeve të alarmit (nëse ka), fikja e kompjuterave, mbyllja e dritareve dhe derës.
  • Raportoni çdo shkelje/incidente të sigurisë apo ndërhyrje të paautorizuar (edhe kur mendoni se diçka nuk shkon vërtet) tek Oficerët e Sigurisë.
Artikujt e Fundit
Menu