“Vizita e Drejtorit të Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Shqipëri”

Nga data 23–26 Shtator 2009, Drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s (NOS), njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Sigurisë së NATO-s, Z. Michael T. Evanoff, kreu një vizitë pune në Shqipëri. Z. Evanoff ishte i shoqëruar nga ekspertja për çështjet e sigurisë në NOS, Zj. Genevieve Labelle.

Gjatë ditëve të vizitës së tij në Shqipëri, Z. Michael T. Evanoff u takua me Presidentin e Republikës, Z. Bamir Topi, Ministrin e Mbrojtjes, Z. Arben Imami dhe me Drejtues të strukturave të sigurisë.

Në takimet e zhvilluara u diskutua për çështje të sigurisë në tërësi si dhe për  aspekte të veçanta të punës së institucioneve tona shtetërore në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar të NATO-s në Shqipëri.

Z. Michael T. Evanoff, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha disiplinat e sigurisë.

Në vijim të vlerësimeve për veprimtarinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar (DSIK), Z. Evanoff nënvizoi dedikimin dhe profesionalizmin e lartë të stafit të DSIK-së në përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve sipas Politikës së Sigurisë së NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *