Takimi i përfaqësuesve të Komitetit Ekzekutiv të MISWG (EXCO)

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të AKSIK, Z. Altin JANI, në Tiranë, në datat 4, 5 dhe 6 qershor 2024 u mbajt takimi i përfaqësuesve të Komitetit Ekzekutiv të MISWG (EXCO), me përfaqësues nga autoritetet homologe të SHBA, Kanadasë, Holandës, Zvicrës, Lituanisë, Izraelit dhe Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi u zhvilluan diskutime lidhur me masat organizative, teknike dhe programore në funksion të organizimit të mbledhjes së radhës së MISWG me 15-19 shtator 2024, në Tiranë, ku do të marrin pjesë 38 shtete dhe 5 struktura të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare (NATO, BE).

Duke përfituar nga rasti, përfaqësuesit e AKSIK patën takime dypalëshe me përfaqësues të delegacioneve pjesëmarrëse për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Artikujt e Fundit
Menu