Në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar dhe në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellët midis vendeve tona, më datë 18 nëntor 2024, në Tiranë u zhvillua një takim pune i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të AKSIK dhe të përfaqësuesve të AMIK e institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.
Takimi u fokusua në çështjet e përmirësimeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, në përputhje me kërkesat dhe standartet e NATO-s dhe të BE-së.