Programi i Transparencës

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Programi i Transparencës

Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive. Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (këtej e tutje LDI).

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
  • Planet strategjike të punës
  • Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AP
  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
    Lista e Shërbimeve* që ofron AP, përfshirë
    • tarifat përkatëse (nëse ka)
    • formular aplikimi
    • afati kohor
    • procedurë ankimimi
    • standardet për cilësinë e shërbimit
  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
  • Lista e dokumenteve që administrohen nga AP me afatet e ruajtjes
  • Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AP
  • Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve
  • Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim
  • Procedura e ankimimit
  • Kërkesat dhe përgjigjet (të linkuara për AP që nuk kanë instaluar portalin Pyet Shtetin/Portali Pyet Shtetin i përditësuar me kërkesat    dhe përgjigjet
  • Njoftime të ndryshme
  • Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
  • Raporte
  • Publikime
  • Statistika
  • Projekte
  • Bashkëpunime etj.

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

 

 

Menu