Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me Kanadanë

Nënshkruhet “Memorandumi i Mirëkuptimit Ndërmjet Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Punëve Publike dhe Shërbimeve Qeveritare të Kanadasë”

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet homologe dhe partnerët tanë të rëndësishëm, me datën 6 qershor 2024, në ambientet e AKSIK u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit Ndërmjet Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Punëve Publike dhe Shërbimeve Qeveritare të Kanadasë”.

Ky Memorandum u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSIK, Z. Altin JANI dhe Z. Daniel PILON, Drejtor i Sigurisë Industriale Ndërkombëtare të Kanadasë.

 

Menu