Multinacional Industrial Security Working Group (MISWG) 2024
Tiranë, 15-19 shtator 2024
Me ftesë të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), për herë të parë në Shqipëri, nga data 15-19 shtator 2024, në mjediset e Marriott Hotel Tirana, u zhvillua takimi Plenar i MISWG 2024, me pjesëmarrjen e delegacioneve të 38 shteteve të ndryshme dhe të 5 strukturave të BE dhe të NATO-s.
Seancën e hapjes Plenare e përshëndeti Zëvendëskryeministrja, Znj. Belinda Balluku. Me statusin e të ftuarit, pjesë e këtij formati ishte edhe delegacioni i Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK).
MISWG u fokusua në aspektet e zhvillimit dhe të miratimit të procedurave të standardizuara të sigurisë që garantojnë interesin ose shqetësimin e përbashkët të vendeve pjesëmarrëse; identifikimin e kontakteve për bashkëpunim permanent ndërmjet anëtarëve, aspirantëve dhe vëzhguesve të këtij formati duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin e besueshëm dhe shkëmbimin e informacionit bazuar në vlerësimin e njehsuar të kërcënimeve të sigurisë.
Roli i MISWG është unik në formatimin e praktikave më të mira dhe të rregullave ekuivalente në fushën e sigurisë, me qëllim që ato të mund të zbatohen në programet dypalëshe dhe shumëpalëshe industriale, të cilat përfshijnë kryesisht shkëmbimin e informacionit të klasifikuar.