Takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKSIK me Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO (NOS)

Në datat 24-28 qershor 2024, përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), kryesuar nga z. Altin Jani, Drejtor i Përgjithshëm i AKSIK, morën pjesë në takimin e organizuar nga Komiteti i Sigurisë së NATO-s në formatin e Sistemeve të Komunikimit të Informacionit. Takimi u mbajt në Romë, Itali, në bashkëpunim me autoritetet italiane. Në fokus të këtij takimi ishin çështjet e sigurisë kibernetike, kërcënimet dhe sfidat kryesore në këtë fushë. Pjesëmarrësit ndanë përvojat dhe praktikat më të mira në fushën e sigurisë kibernetike.

Në kuadër të këtij aktiviteti, z. Jani zhvilloi një takim të veçantë me z. Galen J. Nace, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO (NOS) dhe Kryetar i Komitetit të Sigurisë së NATO-s në Formatin Parimor. Gjatë takimit me z. Nace u diskutuan aspekte specifike të bashkëpunimit të ndërsjellë të AKSIK me zyrën e Sigurisë së NATO-s dhe struktura të tjera.

Menu