NJOFTIM
Çdo ditë të Premte, nga ora 10.00 – 14.00, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), pranë zyrave të tij, përmes stafit të dedikuar, do të japë informacionin e nevojshëm për Përfaqësuesit Ligjorë të Operatorëve Ekonomikë të interesuar, lidhur me zbatimin e kërkesave të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 659, Datë 23.10.2024 “Për Sigurinë Industriale, Rregullat, Procedurat dhe Kërkesat për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar gjatë Prokurimit në Fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë”.
Ky orar do të shërbejë edhe për dorëzimin e kërkesës dhe të dokumentacionit të kërkuar ligjor në funksion të pajisjes me CSI e CSP.
Modeli i kërkesës së drejpërdrejtë për pajisje me CSI.
Modeli i kërkesës nëpërmjet Autoriteti Kontraktor për pajisje me CSI.
Pyetësori i Sigurisë Industriale (PSI).
Kërkesë për pajisje me CSP, personeli i OE.
Pyetësori i Sigurisë së Personelit dhe dy Deklaratat.
VKM Nr. 731, datë 27.11.2024, “Për miratimin e rregullores “Për Sigurinë e Personelit””