Programi Transparencës

  1. Home
  2. /
  3. Programi Transparencës

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (këtej e tutje LDI).

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (këtej e tutje AKSIK), ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AKSIKdo të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AKSIK, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar  në faqen zyrtare www.nsa.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afate kohore për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Depozitimi i kërkesave për informim

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar
Adresa: Rruga “Ibrahim Rrugova”

1019, Tirane

sekretaria@nsa.gov.al

Koordinatori për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në AKSIK
Znj. Luelda Likaj

Email: luelda.likaj@nsa.gov.al

Kontakt: 04 224 23 87
Adresa: Rruga “Ibrahim Rrugova”

1019, Tiranë

Orari:

E Hënë – E Enjte    08:0016:30
E Premte                   08:0014:00

Menu