Vizita zyrtare e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut
Me datë 22 nëntor 2019, në ambientet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), u krye një vizitë zyrtare ndërmjet Autoritetit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit të klasifikuar.
Në fokusin e çështjeve të diskutuara ishin; eksperiencat më të mira në fushën e sigurimit të personelit; procedurave të verifikimit lidhur me subjektet e rivlerësimit kalimtar, në kuadër të reformës në drejtësi; shkëmbimit të informacionit të klasifikuar të NATO; sfidat e sigurisë në fushën e sigurimit të informacionit të klasifikuar.
Palët në takim, riafirmuan dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjellët, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe çështje të ndryshme në fushën e sigurisë.