“Vizitë në Kosovë në kuadrin e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë” Kosove

Me ftesë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë /AKI/ një delegacion i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar /DSIK/, i kryesuar nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i kësaj drejtorie, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, nga data 21-23 qershor 2011.
Delegacioni i DSIK-së, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtare për informacionin e klasifikuar të NATO-s, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, u prit nga Drejtori i AKI, Z. Bashkim Smakaj dhe stafi i tij. Gjatë vizitës, u organizuan takime të veçanta dhe pati shkëmbime reciproke të përvojave me drejtuesit dhe ekspertët e Departamentit të Verifikimit të Sigurisë të AKI.
Vizita u krye në kuadrin e bashkëpunimit për procedurat e klasifikimit të informacioneve dhe procedurat e Vetting-ut.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Delegacioni i DSIK-së u takua edhe me Ministrin e FSK, Z. Agim Çeku dhe drejtues të lartë të kësaj ministrie. Në këto takime u diskutua për çështjet e aplikimit të standardeve të sigurisë së NATO-s në të gjitha disiplinat e sigurimit të informacionit të klasifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *