“Vizita e Drejtorit të Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Shqipëri” Tiranë

Drejtori i Zyrës së Sigurisë së NATO-s ( NOS ), njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit të Sigurisë së NATO-s , Z. Stephen F. SMITH, i shoqëruar nga eksperti për cështjet e sigurisë në NOS, Z. Jean ROBILLARD, nga datat 25-27 Prill 2012, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri. Më datë 25 Prill 2012, në takimin e zhvilluar me Drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe stafin e ngushtë të DSIK-së, Z.Stephen F. SMITH vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në të gjitha disiplinat e sigurisë.
Në vijim të vlerësimeve për veprimtarinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar ( DSIK ), Z. SMITH nënvizoi dedikimin dhe profesionalizmin e lartë të stafit të DSK-së në përmbushjen e detyrimeve dhe standarteve sipas Politikës së Sigurisë së NATO-s.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për cështje të sigurisë në tërësi, si dhe për aspekte të vecanta të punës së institucioneve tona shtetërore në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar të NATO-s në Shqipëri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *