” Takimi i Parë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore” Tiranë

Me datë 24 Nëntor 2011, nën drejtimin dhe mbështetjen e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me cilësinë e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, u zhvillua në Tiranë, Takimi i Parë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.
Vendet pjesëmarrëse të këtij takimi; Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, u përfaqësuan nga ekspertë dhe drejtues të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu ishin të pranishëm në takim: perfaqesues te Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/, dhe Zyres se Politikave te Sigurisë pranë BE.
Gjatë këtij takimi u diskutuan aspekte te veëanta teknike lidhur me thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Pjesëmarrësit e vlerësuan maksimalisht produktivitetin dhe frymën miqësore të këtij takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *