“Takimi i Dytë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore” Sofje

Me datë 28 Mars 2012, në Rezidencën Boyana, në Sofje të Bullgarisë u zhvillua Takimi i Dytë i Grupit të Punës të Ekspertëve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore. Takimi i parë është mbajtur në Tiranë, me 24 Nëntor 2011.
Vendet pjesëmarrëse të këtij takimi, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Serbia dhe Sllovenia u përfaqësuan nga ekspertë dhe drejtues të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu ishin të pranishëm në takim: përfaqësues te Zyrës se Politikave te Sigurisë pranë BE dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, me qendër në Sarajevë.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth Draft Dokumentit për fushat e bashkëpunimit ndërmjet NSA-ve të vendeve të Evropës Juglindore dhe çështje të veçanta teknike lidhur me thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *