Pjesëmarrje në takimin me tematikë: “Bashkëpunimi Rajonal në kuadrin e funksionimit të Sistemit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar – Praktikat dhe përballja me sfidat në vendet e Evropës Juglindore” Bullgari

Me iniciativën e Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të EU dhe të NSA-së Bullgare, më datë 25 Maj 2011, në rezidencën “Bojana” në Sofje, u mbajt takimi i parë i Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të vendeve të Evropës Juglindore me tematikë; “Bashkëpunimi Rajonal në kuadrin e funksionimit të Sistemit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar – Praktikat dhe përballja me sfidat në vendet e Evropës Juglindore”.
Në këtë takim ishin pjesëmarrës drejtuesit e NSA-ve të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Gjithashtu në takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Z. Hido Bišcevic, Zevendësdrejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Pergjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, Z. David Galloway, Shefi i Mbikëqyrjes së Politikave pranë Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/, Z. Giuseppe Benassi dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan aspekte të rëndësishme të praktikave për sigurimin e informacionit të klasifikuar dhe për  thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në këtë fushë të rëndësishme.
Delegacionet e NSA-ve pjesëmarrëse zhvilluan edhe takime dypalëshe në kuadrin e intensifikimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurimin e informacionit të klasifikuar. Në këtë kuadër, delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar /DSIK/, i kryesuar nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i kësaj drejtorie pati takime të rëndësishme me delegacionin e NSA-së bullgare, kryesuar nga Zj. Tsveta Markova, delegacionin e NSA-së së Bosnjë Hercegovinës, kryesuar nga Z. Munib Isakovic dhe delegacionin e NSA-së  Maqedonase, kryesuar nga Zj. Lidija Kostovska.

NSA-ja e Sllovenisë do të jetë mikëpritësja për takimin e radhës të Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar të vendeve të Evropës Juglindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *