“Trajnim i kryer nga Zyra e Sigurisë së NATO˗s (NOS) për standartet e aplikuara për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO˗s”

Më datë 14-15 Dhjetor 2016, dy përfaqësues të Zyrës së Sigurisë së NATO˗s (NOS), Zj. Maja Rozaj dhe Z. Pietro Di Leva, kryen një trajnim dy ditor për personelin e institucioneve shqiptare që njihen me informacion të klasifikuar të NATO˗s. Çështjet kryesore që u diskutuan gjatë trajnimit ishin standartet e aplikuara për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO˗s.

“Takimi i 31-të i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial ( MISWG )”, Stokholm

Në Stokholm, më 12-15 Shtator 2016, u mbajt takimi i 31-të i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të MISWG-ut, Zyrës së Sigurisë së NATO-s, të NSA-së dhe të strukturave të sigurisë së Suedisë. Shqipëria u përfaqësua nga 2 ekspertë të fushës së Sigurisë Industriale. Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me unifikimin e praktikave më të mira të shteteve në fushën e sigurisë industriale, si dhe u krye përditësimi i disa dokumenteve themelore në kuadrin e veprimtarisë së Grupeve të Punës. Përfaqësuesit e shteteve anëtare parashtruan vizionet e tyre lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për aspekte të veçanta. Takimi i radhës do të organizohet gjatë vitit 2017 nga NSA-ja e Mbretërisë së Belgjikës.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE-së në fushën e sigurisë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Zj. Frederica Mogherini nënshkruan më datë 3 Mars 2016 në ambientin e Kryeministrisë, “Marrëveshjen midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”. Raundi i parë i negociatave u zhvillua në Bruksel në zyrat e EEAS (External European Action Services) midis përfaqësuesëve të Strukturave të Sigurisë në BE dhe delegacionit të DSIK-së. Raundi i dytë u zhvillua në Tiranë më 15.5.2015, në përfaqësinë e BE-së në Shqipëri.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Shqipëri ˗ BE në fushën e sigurisë.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”, Tiranë

Më 17 Shkurt 2015, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar “.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Spanjolle, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. José de Blas Jiménez, Drejtor i Zyrës Kombëtare të Sigurisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Zj. Silvia Cortés Martín.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

Tryezë e Përbashkët për “Aspekte të praktikave dhe të procedurave më të mira për sigurimin e informacionit të klasifikuar”, Tiranë

Në Tiranë, më 3 e 4 Shkurt 2015, u zhvillua Tryeza e Përbashkët ndërmjet përfqësuesve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe përfaqësues të Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, lidhur me “Aspekte të praktikave dhe të procedurave më të mira për sigurimin e informacionit të klasifikuar”.
Gjatë dy ditëve të punës së kësaj Tryeze, u shkëmbyen praktikat më të mira për aspektet tekniko-ligjore, arritjet dhe sfidat e perbashkëta. Një qasje të veçantë pati lidhur me aspektet e procedurave dhe të standarteve për sigurimin e informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe sigurimin e sistemeve të komunikimit të informacionit.

Tryeza e Përbashkët e cila u drejtua nga Drejtori i NSA-së, së Shqipërisë Z. Arben Seferi dhe Z. Izet MUSA, Drejtor i Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, riafirmoi dëshirën dhe vullnetin e përbashket për thellimin e marrëdhënive dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë institucional për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

“Takimi i 29-të i grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial ( MISWG )”, Bukuresht

Nga data 9-12 Shtator  2014, në Bukuresht, Rumani u mbajt takimi i 29-të i Grupit Ndërkombëtarë të Punës për Sigurimin Industrial të vendeve anëtare të MISWG, përfaqësuesëve të Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes-EDA
Shqipëria u përfaqësua nga 2 ekspertë të fushës së  Sigurisë Industriale.
Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me unifikimin e praktikave më të mira të shteteve në fushën e Sigurisë Industriale në kuadrin e kontratave që kërkojnë akses tek informacioni i klasifikuar.
Në këtë takim u parashtrua vizioni për të ardhmen nga shtetet anëtare, për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellltë.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Budapest

Më 9 Shtator 2014, në Budapest u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Hungareze, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. Lazlo Tasnadi, Sekretar Shteti i Ministrisë së Brëndshme.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

“Konferenca e Katert e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore- Anetare te RCC-SEENSA” Sarajeve

Më datë 20 Maj 2014, nën drejtimin dhe mbështetjen e Ministrise se Sigurisë së Bosnje-Herzegovinës – Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), në qytetin e Sarajevës, u zhvillua Takimi i Katërt i Drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Moldavisë Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Giuseppe Benassi, Drejtor i Mbikeqyrjes se Politikave të Zyrës së Sigurisë së NATO-s për /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit si dhe ekspertë të tjerë.
Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Sarajeve

Më 20 Maj 2014, në Sarajevë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala e Bosnje – Herzegovinës, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. Mate Miletic,  Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Bosnje-Herzegovinës (NSA).
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Romë

Më 4 Dhjetor 2013, në Romë u mbajtën negociatat për Projekt-Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së  Republikës Italiane  për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar.”
Delegacioni Shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.