“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë,

Më 28 – 30 Tetor 2009, në Tiranë u mbajtën negociatat për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare negociatat u drejtuan nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala sllovene negociatat u drejtuan nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *