Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Rumune mbi mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Rumani

Më 14 – 17 Qershor 2011, në Rumani u mbajt raundi i parë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave tëRepublikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Rumune mbi mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni rumun drejtohej nga Z. Mariu Petrescu, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Regjistrit për Informacionin e Klasifikuar.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *