“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Francë

Më 20 – 23 Shtator 2010, në Paris u mbajt raundi i dytë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Franceze për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Delegacioni shqiptar përbëhej nga 3 anëtarë dhe drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Delegacioni francez drejtohej nga Z. Vincent Avoine, Përfaqësues i Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *