“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Më 27 Qershor 2009, në Tiranë u mbajt raundi i dytë i negociatave për “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit  të  Klasifikuar”.
Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë negociatat u mbajtën nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës Çeke negociatat u mbajtën nga Z. Dušan Navratil, Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të  Republikës  Çeke.

Negociatat  u mbajtën  në  një  atmosferë miqësore  dhe  frytdhënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *