“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Madrid

Gjatë datave 16 deri më 19 Shtator 2012 me ftesë të Drejtorit të Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, Z.Jose De Blas,  një ekip i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare) i kryesuar nga Drejtori, Z. Shyqyri Dekavelli, dhe nga një përfaqësues i Minitrisë së Puneve të Jashtme, kreu një vizitë në Madrit me qëllim zhvillimin e etapës së parë të negociatave në lidhje me “Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës mbi mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar”. Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë shërben si një hap i mëtejshëm në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Negociatat u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *