Negociata ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë për mbrojtjen dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar

Negociata ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë për mbrojtjen dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuarNe datat 11-12 Prill 2007, ne Sofje, nje delegacion i eksperteve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) prane Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise, zhvilloi negociata me nje delegacion te eksperteve te Komisionit Shteteror per Sigurimin e Informacionit (Autoriteti i Sigurimit Kombetar) te Republikes se Bullgarise, “Mbi Projekt Marreveshjen ndermjet Qeverise se Republikes se Bullgarise dhe Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise per mbrojtjen e perbashket dhe shkembimin e informacionit te klasifikuar”.
Negociatat u zhvilluan me nivel te larte profesional dhe ne fryme miqesore.
Mbas negociatave, te dy delegacionet, te kryesuar nga drejtoret perkates te Autoriteteve te Sigurimit Kombetar, shkembyen mendime ne fushen e sigurimit te informacionit te klasifikuar.
Procedurat kombetare per aprovimin dhe nenshkrimin e Projekt Marreveshjes se negociuar jane ne proçes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *