“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Më 7 Maj 2010, në Tiranë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Nga pala Sllovene, marrëveshja u nënshkrua nga Z. Milan Tarman, Drejtor i Zyrës Shtetërore për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *