“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Më 18 Qershor 2009, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga ana e Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Sllovake, Z. František Blanárik dhe nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm përpara në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *