“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”,Tiranë

Në Sofie të Bullgarisë, me 27 Shkurt 2008, u nënshkrua “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e informacionit të klasifikuar”.

Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasikuar, ndërsa për palën Bullgare nga Zj. Tsveta MARKOVA, Drejtore e Komisionit Shtetëror për Sigurimin e Informacionit.

Kjo marrëveshje është në vijim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe duke reflektuar zbatimin e rekomandimeve të Strukturave Euroatlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *