“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi mbrojtjen e ndersjellte të informacioneve të klasifikuara” Tiranë

Me date 18 Shtator 2008 ne ambjetet e Ministrise se Puneve te Jashtme, u krye nenshkrimi perfundimtar i “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi mbrojtjen e ndersjellte të informacioneve të klasifikuara”.

Ne emer te te dy qeverive nenshkruan: per Keshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Drejtori i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar i cili eshte Autoriteti i Sigurimit Kombetar, Z. Shyqyri Dekavelli dhe per Qeverine e Republikës Federale të Gjermanisë, nga Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë ne Shqiperi.

Nenshkrimi i kesaj marreveshje ben te mundur mbrojtjen e informacionit te klasifikuar qe do te shkembehet midis institucioneve shteterore te 2 vendeve dhe do te forcoje me tej bashkepunimin ne fushen e sigurise me Republikën Federale të Gjermanisë.

Ceremonia e nenshkrimit u zhvillua ne nje atmosfere te ngrohte dhe miqesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *