“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar” Çeki

Më 19 Nëntor 2009, në Pragë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për shkëmbimin dhe mbrojtjen e përbashkët të Informacionit të Klasifikuar”. Nga ana e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Nga ana e Qeverisë së Republikës Çeke, marrëveshja u nënshkrua nga Z. Dušan Návratil, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Çeke.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm  në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *