“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrahinës për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar” Tiranë

Me datë 5.2.2008, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, u nënshkrua “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrahinës për mbrojtjen reciproke të informacionit të klasifikuar”.

Për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri DEKAVELLI, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasikuar, ndërsa për palën ukrahinase nga Zoti Mykola HALAMBA, Zevendëskryetar i Shërbimit të Sigurimit të Ukrahinës.

Marrëveshja e nënshkruar nga Shefat e Autoriteteve Kompetente, i paraprin nënshkrimit të protokolleve teknike ndërmjet ministrive dhe institucioneve shtetërore të dy vendeve respektive për shkëmbim të ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar sipas fushave me interes të përbashkët.

Kjo marrëveshje është në vijim të përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit për Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si dhe duke reflektuar zbatimin e rekomandimeve të Strukturave Euroatlantike.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, në cilësine e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, me NATO- n, me shtetet dhe organizatat e tjera nderkombëtare ka inicuar marrëveshje me vende të tjera anëtare dhe partnere të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *