Konferencë Rajonale e Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar Ohër

Konferencë Rajonale e  Autoriteteve të Sigurimit Kombëtar OhërMe ftesë të Drejtorise për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombëtar) të Maqedonisë, një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigutimit Kombëtar) te Shqiperise, mori pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar në Ohër më 24-25 Prill 2007, për aspektet e sigurisë së informacionit të klasifikuar. Në këtë konferencë morën pjesë Autoritet e Sigurimit Kombëtar (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, si Sllovenia, Hungaria, Bullgaria; vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia; si dhe vendet që sapo kanë nënshkruar Partneritetin për Paqe, si Mali i Zi dhe Serbia. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues Zyrës së Sigurisë së NATO-s në Bruksel dhe Zyrtarë të NATO-s me aktivitet në Shkup, përfaqësues të trupit diplomatik në Maqedoni, etj .

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, drejtor i Drejtorise se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (Autoriteti i Sigutimit Kombëtar). Delegacioni shqiptar mbajti prezantimin për “Proçedurat e Sigurimit të Personelit që autorizohet për të patur akses tek informacioni i klasifikuar kombëtar dhe i NATO-s”. Në Konferencë pati edhe disa prezantime të tjera të zyrtarëve të NATO-s dhe të delegacioneve pjesëmarrëse, për rolin dhe përgjegjësitë e strukturave të NATO-s ndaj kërcënimeve terroriste; për aspekte të sigurimit fizik të informacionit të klasifikuar; për aspekte të sigurimit të informacionit në rrjetet informatike, mjetet dhe pajisjet e transmetimit, etj. Ne konferencë u shkëmbyen ekperienca për shumë çeshtje me interes të përbashkët si për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.

Në përfundim nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë Konferencë pati vlerësime pozitive për arritjet e shënuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ne aplikimin e standarteve të sigurisë së informacionit në një linjë me dokumentin e Politikës së Sigurisë të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *