“Konferenca Nderkombetare “Praktikat më të mira në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar – sfidat dhe arritjet”” Sofje

Me 11-13 shtator 2012, në Sofje, në rezidencën Boyana, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “Praktikat më të mira në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar – sfidat dhe arritjet”, organizuar nga NSA-ja bullgare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të njëzet  shteteve, anëtare te BE dhe te vendeve te Evropës Juglindore. Paralelisht me këtë konference u mbajt edhe Takimi i Parë i Grupit Tematik te Punës për Trajnimet në kuadrin e Forumit te drejtuesve te NSA-ve anëtare të RCC.
Në Konferencë dhe në takimin e Grupit Tematik te Punës për Trajnimet u diskutuan çështje lidhur me sigurinë e personelit, sigurinë industriale, sfidat kibernetike, etj.

Pjesëmarrës ne këto takime ishin edhe Përfaqësuesit e Drejtorisë se Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, te cilët prezantuan në Konference disa aspekte te praktikave me te mira në fushën e sigurisë se informacionit te klasifikuar ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *