Konferenca ndërkombëtare mbi “Eksperiencat dhe Sfidat – në funksionimin e sistemit mbrojtës të informacionit të klasifikuar” Sofie

Me ftesë të Komisionit Shtetëror për Informacionin e Klasifikuar të Bullgarisë -; një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Sofie më 21-23 Tetor 2007, mbi “Eksperiencat dhe Sfidat – në funksionimin e sistemit mbrojtës të informacionit të klasifikuar”.

Në këtë konferencë morën pjesë Autoritetet e Sigurimit Kombëtar, (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, Bullgaria, Belgjika, Gjermania, Italia, Spanja, Hungaria, Republika Çeke, Lituania, Rumania.
Dhe vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Gjithashtu në këtë konferencë mori pjesë dhe një përfaqësues i Zyrës së Sigurisë së NATO-s, (NOS), përfaqësuar nga Z. Rolf Ultes.

Delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK), në kontekst me NATO-n – Autoriteti i Sigurimit Kombëtar, kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli.
Sipas programit, delegacioni ynë referoi tre materiale;
“Sigurimi Industrial”, “Legjislacioni shqiptar për mardhëniet ndërkombëtare në fushën e informacionit të klasifikuar” dhe “Praktikat e proçedurat në fushën e sigurisë së personelit”
Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës u shkëmbyen pikëpamje dhe ekperienca me interes të përbashkët në fushën e sigurisë së informaciont të klasifikuar, për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.
Konferenca u zhvillua në një nivel të lartë profesional dhe në një frymë miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *