Konferenca ndërkombëtare e organizuar ne Kroaci mbi “implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s” në fushën e informacionit të klasifikuar Opatija

Konferenca ndërkombëtare e organizuar ne Kroaci mbi "implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s" në fushën e informacionit të klasifikuar OpatijaMe ftesë të Autoritetit të Sigurimit Kombëtar të Kroacisë -; një delegacion nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar në Opatija më 18-19 Shtator 2007, mbi “Implementimet Kombëtare të Politikës së Sigurisë së NATO-s” në fushën e informacionit të klasifikuar.

Në këtë konferencë morën pjesë Autoritetet e Sigurimit Kombëtar, (NSA), nga vendet anëtare të NATO-s, si Sllovenia, Hungaria dhe Bullgaria; vendet kandidate për anëtarësim, si Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia.

Në këtë konferencë mori pjesë edhe Drejtori i NOS-it.

Delegacioni i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK), në kontekst me NATO-n – Autoriteti i Sigurimit Kombëtar, kryesohej nga Z. Shyqyri Dekavelli. Sipas programit, delegacioni ynë referoi tre materiale e konkretisht;
“Roli dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)”, “Organizimi i Regjistrit Qendror dhe i Nën-Regjistrave për kontrollin e Informacionit të Klasifikuar të NATO-s” dhe “Politikat e Sigurisë për informacionin e klasifikuar brenda Zonave të Sigurisë”
Gjatë zhvillimit të punimeve të konferencës u shkëmbyen pikëpamje dhe ekperienca me interes të përbashkët në fushën e sigurisë së informaciont të klasifikuar, për aspektet ligjore të fushës së sigurisë; për mënyrat e organizimit, veprimtaritë dhe objektivat e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare për mbrojtjen dhe sigurinë e informacionit të klasifikuar të NATO-s, etj.

Gjatë ditëve të konferencës u zhvilluan takime të veçanta me delegacionet e vendeve pjesmarrëse si Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Bullgaria e Maqedonia.
Një takim i veçantë u zhvillua me Drejtorin e NOS-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *