“Konferenca e tretë e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA)” Durrës

Më datë 28 Maj 2013, nën drejtimin dhe mbështetjen e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare /NSA/ dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me qendër në Sarajevë, në qytetin e Durrësit, u zhvillua Takimi i Tretë i drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.

Ky takim, ashtu si dy takimet e mëparshme, u organizua me mbështetjen e strukturave të sigurisë së BE dhe të Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Rumanisë, Moldavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Stephen F. Smith, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit në Sarajeve, si dhe ekspertë të tjerë.

Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Takimi i Katërt i drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore do të mbahet vitin e ardhshëm në Bosnjë e Hercegovinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *