“Konferenca e Katert e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore- Anetare te RCC-SEENSA” Sarajeve

Më datë 20 Maj 2014, nën drejtimin dhe mbështetjen e Ministrise se Sigurisë së Bosnje-Herzegovinës – Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), në qytetin e Sarajevës, u zhvillua Takimi i Katërt i Drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Moldavisë Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Giuseppe Benassi, Drejtor i Mbikeqyrjes se Politikave të Zyrës së Sigurisë së NATO-s për /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit si dhe ekspertë të tjerë.
Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *