“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Budapest

Më 9 Shtator 2014, në Budapest u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Hungarisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Hungareze, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. Lazlo Tasnadi, Sekretar Shteti i Ministrisë së Brëndshme.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

“Konferenca e Katert e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore- Anetare te RCC-SEENSA” Sarajeve

Më datë 20 Maj 2014, nën drejtimin dhe mbështetjen e Ministrise se Sigurisë së Bosnje-Herzegovinës – Autoritetit të Sigurisë Kombëtare dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), në qytetin e Sarajevës, u zhvillua Takimi i Katërt i Drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Moldavisë Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Giuseppe Benassi, Drejtor i Mbikeqyrjes se Politikave të Zyrës së Sigurisë së NATO-s për /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit si dhe ekspertë të tjerë.
Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Sarajeve

Më 20 Maj 2014, në Sarajevë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala e Bosnje – Herzegovinës, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. Mate Miletic,  Drejtor i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare të Bosnje-Herzegovinës (NSA).
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Romë

Më 4 Dhjetor 2013, në Romë u mbajtën negociatat për Projekt-Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së  Republikës Italiane  për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar.”
Delegacioni Shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Bukuresht

Më 14 Nëntor 2013, në Bukuresht u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar.”
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Rumune, marrëveshja u nënshkrua  nga Z.Marius Petrescu,  Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Regjistrit për Informacionin e Klasifikuar (NSA).
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Hungarisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Më 8-9 Korrik 2013, në Tiranë u mbajtën negociatat për “Projekt- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Republikes së Hungarisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar.”
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni i Hungarise drejtohej nga Z. Mihaly Zala, Drejtor i NSA Hungareze.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

“Konferenca e tretë e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të vendeve të Evropës Juglindore (SEENSA)” Durrës

Më datë 28 Maj 2013, nën drejtimin dhe mbështetjen e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurisë Kombëtare /NSA/ dhe të Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me qendër në Sarajevë, në qytetin e Durrësit, u zhvillua Takimi i Tretë i drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore.

Ky takim, ashtu si dy takimet e mëparshme, u organizua me mbështetjen e strukturave të sigurisë së BE dhe të Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/.
Në këtë aktivitet morën pjesë delegacionet e Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Rumanisë, Moldavisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë. Në takim, ishte i pranishëm Zoti Stephen F. Smith, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s /NOS/; Zoti Efrem Radev, Shef i Njësisë së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Sekretariatit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit në Sarajeve, si dhe ekspertë të tjerë.

Takimi u fokusua tek çështjet e dinamikës, të funksionimit dhe të arritjeve të përbashkëta në kuadrin e Grupeve Tematike të Punës për Marrëveshjet e Sigurisë, të Trajnimeve të Personelit që ka akses tek informacioni i klasifikuar, të Sigurisë Industriale dhe të aspekteve të Cyber-Defence. Gjithashtu në këtë takim pati diskutime rreth vizionit në kuadrin e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet NSA-ve të rajonit dhe tek çështjet e shkëmbimit të përvojave më të mira dhe të përshtatjeve ligjore në të gjitha disiplinat e sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Takimi i Katërt i drejtuesve të Autoriteteve të Sigurisë Kombëtare të Vendeve të Evropës Juglindore do të mbahet vitin e ardhshëm në Bosnjë e Hercegovinë.

“Negociatat ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Gjeorgjisë për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Tbilis

“Më 25 – 28 Mars 2013, në Tbilis u mbajtën negociatat për Projektmarrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Gjeorgjisë mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar.”
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni i Gjeorgjisë drejtohej nga Zj. Sophie Kilazde, Kreu i Divizionit të Bashkëpunimit Ligjor Ndërkombëtar në Ministrinë e Punëve të Brëndshme.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

“Projekt- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Projekt- Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave së Bosnje-Herzegovinës për mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” u zhvillua pranë ambienteve të Autoritetit të  Sigurimit Kombëtar të  Republikës së Shqipërisë.
Delegacioni shqiptar drejtohej nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK).
Delegacioni i Bosnje-Herzegovinës drejtohej nga Z. Mate Miletic, Ndihmës Ministër për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në Ministrinë e Sigurisë.

Negociatat u mbajtën në një atmosferë miqësore dhe frytdhënëse.

“Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”” Prishtinë

Në kuader te aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit te pavarsise se shtetit Shqiptar, me 7 Nëntor 2012, në Prishtinë  u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në përputhje me programin e Këshillit të Ministrave dhe përforcon vendosmërinë e angazhimin e tij në intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshë me Republikën e Kosovës.

Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Shyqyri Dekavelli, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ndersa nga pala Kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga Z.Bajram Rexhepi,Ministër i Punëve të Brendshme.