Vizitë pune në Gjermani

Në sajë të bashkëpunimit dhe të ftesës së ardhur nga DSA e Republikës Federale të Gjermanisë, më datën 17-21 Korrik 2017, tre punonjës nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), kanë kryer një vizitë pune tek Autoriteti Përgjegjës për sigurimin e informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe tek Operatori Ekonomik AIRBUS HELICOPTERS Deuschland GmbH, Donauworth. Kjo vizitë pune u krye në funksion të aftësimit të mëtejshëm dhe të përmiresimit të nivelit të ekspertizës tonë përmes përftimit të eksperiencës së shkëlqyer gjermane për të gjitha aspektet e sigurimit të informacionit të klasifikuar në fushën industriale nga institucionet shtetërore dhe Operatorët Ekonomike të interesuar.

“Trajnim i kryer nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO dhe BE”

Në kuadër të edukimit të sigurisë, më datë 12-13 Qershor 2017, dy përfaqësues të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola, Drejtor i DSIK dhe Z. Enton Sadiku, Përgjegjës Sektori, kryen një trajnim dy ditor për personelin e Përfaqësisë së Përhershme të RSH pranë NATO, Bruksel dhe të Misionit të RSH në BE, që njihet me informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”, NATO, BE, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Çështjet e diskutuara në këtë trajnim, u vlerësuan maksimalisht nga personeli i Përfaqësive të sipërpërmendura.

“Vizitë pune në Kosovë”

Me ftesë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), një delegacion i DSIK i kryesuar nga Z. Dorian TOLA, me datë 15-17 Maj 2017, realizoi një vizitë pune në Prishtinë, lidhur me shkëmbimin e përvojave më të mira ndërmjet dy vendeve për aspektet e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar dhe të verifikimit të sigurisë. Gjatë kësaj vizite, u zhvilluan takime pune me Zëvendësdrejtorin e AKI, Zotin Latif Merovci, Drejtorin e Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, Zotin Izet Musa dhe stafin e NSA, si dhe me Zotin Shpen TERDEVA, Sekretar i Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë në Qeverinë e Kosovës. Në të gjitha takimet u riafirmua dëshira dhe vullneti i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët institucional për shkëmbimin e vazhdueshëm të përvojave më të mira ndërmjet institucioneve tona për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar përmes standardeve të unifikuara. Gjatë kësaj vizite, u identifikuan drejtimet e mundshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.

“Trajnim i kryer nga Zyra e Sigurisë së NATO˗s (NOS) për standartet e aplikuara për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO˗s”

Më datë 14-15 Dhjetor 2016, dy përfaqësues të Zyrës së Sigurisë së NATO˗s (NOS), Zj. Maja Rozaj dhe Z. Pietro Di Leva, kryen një trajnim dy ditor për personelin e institucioneve shqiptare që njihen me informacion të klasifikuar të NATO˗s. Çështjet kryesore që u diskutuan gjatë trajnimit ishin standartet e aplikuara për sigurimin e informacionit të klasifikuar të NATO˗s.

“Takimi i 31-të i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial ( MISWG )”, Stokholm

Në Stokholm, më 12-15 Shtator 2016, u mbajt takimi i 31-të i Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare të MISWG-ut, Zyrës së Sigurisë së NATO-s, të NSA-së dhe të strukturave të sigurisë së Suedisë. Shqipëria u përfaqësua nga 2 ekspertë të fushës së Sigurisë Industriale. Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me unifikimin e praktikave më të mira të shteteve në fushën e sigurisë industriale, si dhe u krye përditësimi i disa dokumenteve themelore në kuadrin e veprimtarisë së Grupeve të Punës. Përfaqësuesit e shteteve anëtare parashtruan vizionet e tyre lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për aspekte të veçanta. Takimi i radhës do të organizohet gjatë vitit 2017 nga NSA-ja e Mbretërisë së Belgjikës.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE) për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar” Tiranë

Në kuadër të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe BE-së në fushën e sigurisë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Zj. Frederica Mogherini nënshkruan më datë 3 Mars 2016 në ambientin e Kryeministrisë, “Marrëveshjen midis Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi procedurat e sigurisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”. Raundi i parë i negociatave u zhvillua në Bruksel në zyrat e EEAS (External European Action Services) midis përfaqësuesëve të Strukturave të Sigurisë në BE dhe delegacionit të DSIK-së. Raundi i dytë u zhvillua në Tiranë më 15.5.2015, në përfaqësinë e BE-së në Shqipëri.

Kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Shqipëri ˗ BE në fushën e sigurisë.

“Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar”, Tiranë

Më 17 Shkurt 2015, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës për shkëmbimin dhe mbrojtjen reciproke të Informacionit të Klasifikuar “.
Nga pala shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga Z. Arben Seferi, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ndërsa nga pala Spanjolle, marrëveshja u nënshkrua  nga Z. José de Blas Jiménez, Drejtor i Zyrës Kombëtare të Sigurisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Zj. Silvia Cortés Martín.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve në çështjet e sigurisë.

Tryezë e Përbashkët për “Aspekte të praktikave dhe të procedurave më të mira për sigurimin e informacionit të klasifikuar”, Tiranë

Në Tiranë, më 3 e 4 Shkurt 2015, u zhvillua Tryeza e Përbashkët ndërmjet përfqësuesve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe përfaqësues të Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, lidhur me “Aspekte të praktikave dhe të procedurave më të mira për sigurimin e informacionit të klasifikuar”.
Gjatë dy ditëve të punës së kësaj Tryeze, u shkëmbyen praktikat më të mira për aspektet tekniko-ligjore, arritjet dhe sfidat e perbashkëta. Një qasje të veçantë pati lidhur me aspektet e procedurave dhe të standarteve për sigurimin e informacionit të klasifikuar në fushën industriale dhe sigurimin e sistemeve të komunikimit të informacionit.

Tryeza e Përbashkët e cila u drejtua nga Drejtori i NSA-së, së Shqipërisë Z. Arben Seferi dhe Z. Izet MUSA, Drejtor i Departamentit të Verifikimit të Sigurisë, riafirmoi dëshirën dhe vullnetin e përbashket për thellimin e marrëdhënive dhe të bashkëpunimit të ndërsjelltë institucional për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Për dorëzimin e Deklaratave

Orari i pritjes në DSIK për dorëzimin e Deklaratave prej subjekteve të rivlerësimit sipas parashikimeve në Ligjin Nr.76/2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar si dhe Ligjit Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,do të jetë:

E Hënë e Premte ora 8:00-18:00

E Shtunë e Dielë ora 9:00-17:00

Njoftohen subjektet e rivlerësimit, në kuptim të ligjit Nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të plotësojnë Shtojcën 3, bashkëngjitur ligjit nr. 84/2016, “Deklaratën për Kontrollin e Figurës”, të publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Udhëzues Për Ligjin Nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

DEKLARATA PER KONTROLLIN E FIGURES

 

“Takimi i 29-të i grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurimin Industrial ( MISWG )”, Bukuresht

Nga data 9-12 Shtator  2014, në Bukuresht, Rumani u mbajt takimi i 29-të i Grupit Ndërkombëtarë të Punës për Sigurimin Industrial të vendeve anëtare të MISWG, përfaqësuesëve të Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes-EDA
Shqipëria u përfaqësua nga 2 ekspertë të fushës së  Sigurisë Industriale.
Gjatë takimit u diskutuan çështje lidhur me unifikimin e praktikave më të mira të shteteve në fushën e Sigurisë Industriale në kuadrin e kontratave që kërkojnë akses tek informacioni i klasifikuar.
Në këtë takim u parashtrua vizioni për të ardhmen nga shtetet anëtare, për të përmirësuar bashkëpunimin e ndërsjellltë.