VENDIM Nr. 58, date 29.1.2004

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave
VENDIM
Nr. 58, date 29.1.2004
PER ORGANIZIMIN E DREJTORISE SE SIGURIMIT TE INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te nenit 25, te ligjit n1'.8457. date 11.2.1999, "Per informacionin e klasifikuar "sekret shteteror"", me propozimin e ministrit te Shtetit per Koordinimin, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK), eshte person juridik, buxhetor,     shteteror, ne varesi te Kryeministrit.

2. Veprimtaria dhe detyrat e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar     percaktohen ne ligjin organik.

3. Struktura dhe organika e Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar miratohen     nga Kryeministri.

4. Per nepunesit e kesaj drejtorie zbatohet legjislacioni per sherbimin civil, ndersa per     punonjesit e tjere zbatohen dispozitat e Kodit te Punes.

5. Buxheti i Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar perben ze te vecante ne     buxhetin e Kryeministrise.

6. Pagat e nepunesve te Drejtorise se Sigurimit te Informacionit Klasifikuar percaktohen     sipas lidhjes nr.1, qe i bashkelidhet ketij vendimi dhe eshte pjese perberese e tij, ndersa     punonjesit e tjere paguhen sipas lidhjes II-5, te vendimit nr.726, date 21.12.2000,     Keshillit te Ministrave, "Per pagat e punonjesve te institucionet buxhetore", te ndryshuar.

7. Funksionimi i brendshem behet sipas rregullores perkatese, miratuar nga Kryeministri.

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare".

 

                                                                                 KRYEMINISTRI
                                                                                  FATOS NANO


MININISTRI I SHTETIT PER KOORDINIMIN
                MARKO BELLO