REPUBLIKA
E
SHQIPERISE

MISIONI I DSIK-se

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) eshte krijuar prane Keshillit te Ministrave per te organizuar, drejtuar e kontrolluar masat per ruajtjen,  klasifikimin dhe administrimin e informacionit te klasifikuar. Drejtori i saj emerohet  nga Kryeministri.

DSIK-ja ka keto detyra:

  1. Harton politika, programe e procedura per sigurimin e informacionit te klasifikuar dhe kontrollon zbatimin  e tyre prej institucioneve. U rekomandon drejtuesve te institucioneve marrjen e masave te shpejta dhe te pershtatshme per korrigjimin e shkeljeve te verejtura.
  2. Mbikeqyr rregullat e sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik te informacionit te klasifikuar, si dhe te anes teknike te marrjes, perpunimit, administrimit dhe arkivimit te tyre.
  3. Harton procedura per parimet e klasifikimit dhe te shenjezimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhezime per klasifikimin e deklasifikimin. Kryen rishikimin e programeve te secilit institucion, kerkon raporte nga keto institucione dhe bashkepunon per permbushjen e pergjegjesive.
  4. Ben certifikimin e personelit, i cili do te administroje informacionin e klasifikuar.
  5. Informon te pakten nje here ne gjashte muaj Kryeministrin per çeshtjet e mesiperme.
  6. I propozon Keshillit te Ministrave akte nenligjore per çeshtjet qe lidhen me ruajtjen e informacionit te  klasifikuar.
  7. Shqyrton kerkesa per autoritet klasifikues nga institucione qe nuk e kane ate, dhe nese eshte e pershtatshme, ia propozon per miratim Kryeministrit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizimi dhe struktura e DSIK-se rregullohet me akte nenligjore.