MARREVESHJE ME UKRAINEN

MARREVESHJE
NDERMJET KESHILLIT TE MINISTRAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
DHE KABINETIT TE MINISTRAVE TE UKRAINES
PER MBROJTJEN RECIPROKE TE INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR

Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise dhe Kabineti i Ministrave te Ukrahines, ketu e me poshte referuar si "Palet Kontraktuese", me qellim qe;
Te sigurojne mbrojtjen te informacionit te klasifikuar te shkembyer midis paleve, brenda kontekstit te marreveshjeve te bashkepunimit te lidhura, ose te marreveshjeve qe do te lidhen brenda konteksit te procedurave te ofruara, kontratave ose rregullave te secilit subjekt publik apo privat te shteteve te paleve;
Te konfirmimojne qe kjo Marreveshje nuk do te kete efekt, ne angazhimet e te dy paleve, qe rezultojne ndaj marreveshjeve te tjera nderkombetare dhe qe ajo nuk do te perdoret kunder interesave, sigurise dhe integritetit territorial te shteteve te tjera;

Kane rene dakort si me poshte:

NENI 1
PERKUFIZIMET

Per qellimin e kesaj Marreveshje:

1) "Informacion i Klasifikuar" do te thote çdo lloj e dhene pamvaresisht nga karakteristikat dhe forma e saj fizike     si dhe mjetet e transmetimit, qe ka qene e klasifikuar ne perputhje me legjislacionin kombetar te Paleve dhe     ne interes te sigurise kombetare dhe ne perputhje me legjislacionin brendshem te Paleve kerkon mbrojtje  ndaj aksesit te paautorizuar.

2) "Pala Marrese" do te thote Pala ne kete Marreveshje tek e cila transmetohet informacioni i klasifikuar.

3) "Pala e Origjines" do te thote Pala ne kete Marreveshje qe e inicon informacionin e klasifikuar.

4) "Autoriteti Kompetent i Sigurimit" do te thote autoriteti shteteror, i cili ne perputhje me legjislacionin e  brendshem, eshte pergjegjes per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar dhe per zbatimin e kesaj  Marreveshje.

5) "Kontraktues" do te thote nje person fizik apo juridik, qe ka kapacitetin ligjor te ndermarre dhe zbatoje kontrata  ne perputhje me kete Marreveshje.

6) "Kontrate e Klasifikuar" do te thote nje marreveshje ndermjet dy apo me shume kontraktoreve, qe krijojne dhe  percaktojne te drejta dhe obligime te detyrueshme ndermjet tyre, e cila permban apo perfshin informacion te     klasifikuar.

7) "Pale e Trete" do te thote nje organizate nderkombetare apo shtet i trete qe nuk eshte pale e kesaj  Marreveshje.

8) "Vizitor" do te thote nje perfaqesues zyrtare i nje Pale qe kerkon te vizitojne ambjentet e Pales tjeter, qe jane te perfshire ne aktivitete me informacion te klasifikuar.

9) "Çertifikate Sigurie" do te thote dokumenti qe leshohet nga Autoritteti Kompetent i Sigurimit per nje qytetar te nje Pale per akses ne informacionin e klasifikuar, ne perputhje legjislacionin e brendshem respektiv.

10) "Çertifikate Sigurie Pajisjeje" do te thote dokumenti i leshuar nga Autoriteti Kompetent i Sigurimit, ne  perputhje me legjislacionin e brendshem respektiv, qe provon se kompania/pajisja ka aftesine organizative  dhe fizike te perdori dhe te depozitoje informacion te klasifikuar.

NENI 2
AUTORITETET KOMPETENTE TE SIGURIMIT
1) Autoritetet Kompetente te Sigurimit te shteteve Pale, pergjegjese per zbatimin e kesaj Marreveshje, jane si me  poshte:
    - Per Keshillin e Ministrave te Republikes se Shqiperise:
            Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurimit Kombetar)
    - Per Kabinetin e Ministrave te Ukraines:
            Sherbimi i Sigurimit te Ukraines

2) Autoritetet Kompetente te Sigurimit do ta sigurojne njeri- tjetrin me kerkesat e tyre zyrtare.
3) Me qellim qe te arrihen dhe te mbahen standarte te krahasueshme sigurimi, Autoritetet Kompetente te  Sigurimit respektive, me kerkese, do te sigurojne njeri-tjetrin me informacion rreth procedurave, praktikave  dhe standarteve te sigurimit per ruajtjen e informacionit te klasifikuar ne shtetin e Pales respektive.


NENI 3
PARIMET E SIGURISE
1) Palet do te marrin te gjitha masat e nevojshme, ne perputhje me legjislacionin e brendshem respektiv, ne  menyre qe te sigurojne mbrojtje te pershtatshme te informacionit te klasifikuar te marre ne baze te kesaj  Marreveshje dhe kontratave te klasifikuara te realizuara ndermjet Paleve.
2) Mbrojtja dhe perdorimi i informacionit te klasifikuar i shkembyer midis paleve do te ekzekutohet ne perputhje  me parimet e vendosura me poshtme:
a) Pala Marrese do te garantoje qe informacioni i klasifikuar i marre eshte shenjezuar me nje klasifikim te njejte te sigurie, ne perputhje me Nenin 4;
b) Aksesi ne informacionin e klasifikuar do te lejohet vetem per personat, funksionet e te cileve e kerkojne ate ne  baze te parimit te "nevojes per njohje" dhe qe, ne perrputhje me legjislacionin e brendshem, iu eshte leshuar  me pare Çertifikate Sigurie e nivelit te duhur.
c) Palet do te njohin reciprokisht Çertifikaten e Sigurise leshuar perfaqesuesve te tyre te autorizuar.
d) Pala Marrese nuk do t'i jape informacion te klasifikuar nje Pale te Trete pa aprovimin me pare me shkrim te Pales se Origjines.
e) Informacioni i klasifikuar i dhene nuk do te perdoret per qellime te tjera perveç atij per te cilin ai eshte siguruar.
f)  Pala Marrese nuk do te ule ose te heqe nivelin e klasifikimit te informacionit te klasifikuar te marre, pa  miratimin me shkrim me pare te pales se origjines.
NENI 4
KLASIFIKIMET E SIGURISE DHE EKUIVALENCAT E TYRE

1) Klasifikimet e Sigurise dhe Ekuivalencat e Paleve jane:

Per palen shqiptare
Per palen ukrainase
Ekuivalenca ne anglisht
TEPER SEKRET
TOP SECRET
SEKRET
SECRET
KONFIDENCIAL
CONFIDENTIAL

 

NENI 5
SHENJEZIMI I INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR

1) Kur informacioni i klasifikuar eshte marre, Pala Marrese duhet te sigurohet qe ai eshte shenjezuar me  klasifikimet e sigurise kombetare ne perputhje me Nenin 4.
2) Pala Marrese duhet te siguroje te njejtin klasifikim sigurie per kopjet dhe perkthimet, ashtu si per dokumentin  origjinal dhe do te siguroje te njejten mbrojtje.
3) Autoritet Kompetente te Sigurise te shteteve te Paleve duhet te informojne menjehere njeri-tjetrin per te gjithe  ndryshimet ne nivelin klasifikimit te sigurise te informacionit te klasifikuar te dhene.          

NENI 6
MASAT E SIGURISE

1) Perpara dergimit se informacionit te klasifikuar te dhene nga nje prej Paleve tek kontraktoret e Pales tjeter,  Autoriteti Kompetent i Sigurimit te shtetit te Pales Marrese do te:
a) Sigurohet se brenda ambjenteve te kontraktoreve te shtetit te Pales Marrese, mbrojtja e informacionit te klasifikuar sigurohet ne nje menyre te pershtatshme;
b) Leshoje ketyre kontraktoreve Çertifikate Sigurie Pajisjeje te nivelit te kerkuar, ne rast se keto kontraktore  permbushin kriteret per kete leshim ne perputhje me legjislacionin e brendshem;
c) Leshoje Çertifikaten e Sigurise te nivelit te kerkuar personave qe ju nevojitet akses tek informacioni i  klasifikuar gjate ushtrimit te detyrave te tyre zyrtare, ne rast se keto persona permbushin kriteret per kete ne  perputhje me legjislacionin e brendshem;
d) Siguroje qe te gjithe personat qe do te kene akses ne informacionin e klasifikuar te marre, jane trajnuar  saktesisht mbi procedurat e sigurise dhe detyrimet e tyre te sigurise.

2) Gjate negociatave mbi kontratat e klasifikuara midis kontraktoreve te Paleve, Autoriteti Kompetent i Sigurise te  shtetit te Pales se Origjines, do te informoje homologun e tij per nivelin e informacionit te klasifikuar lidhur me  keto negociata.
3) Masat per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar si dhe procedurat per vleresimin dhe demshperblimim per  humbjet e shkaktuara kontraktorit nga zbulimi i paautorizuar i informacionit te klasifikuar, duhet te  specifikohen me me shume detaje ne kontraten e klasifikuar respektive. Palet do te sigurojne kryerjen e  inspektimeve te sigurise te rregullta te ambjenteve qe mbajne informacion te klasifikuar te marre nga Pala  tjeter.
4) Çdo shtojce sigurie do te jete nje pjese integrale e seciles kontrate te klasifikuar. Autoriteti Kompetent i Sigurise te shtetit te Pales se Origjines, do te miratoje kete shtojce dhe do te dorezoje nje kopje tek Autoriteti  Kompetent i Sigurise te shtetit te Pales Marrese. Vetem Pala e Origjines mund te ndryshoje nivelin e  klasifikimit te vendosur ne shtojcen e sigurise.

 

NENI 7
TRANSMETIMI I INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR

1) Informacioni i klasifikuar do t'u transmetohet Paleve nepermjet kanaleve diplomatike. Kontraktori i shtetit te  Pales Marrese do te konfirmoje me shkrim marrjen e informacionit te klasifikuar.

2) Ne raste te veçanta dhe pas pelqimit reciprok, Autoritetet Kompetente te Sigurise, mund te percaktojne menyra te tjera te transmetimit te informacionit te klasifikuar.

3) Transmetimi i informacioni te klasifikuar nepermjet mjeteve te komunikimit do te behet vetem ne forme te  kriptuar te aprovuar nga Autoritetet Kompetente te Sigurise.

 

NENI 8
VIZITAT

1) Vizitoreve te nje Pale do t'u lejohet aksesi ne informacionin e klasifikuar te shtetit te Pales tjeter ne hapesiren  e nevojshme dhe mjediset fizike ku informacioni i klasifikuar mbahet, vetem pas marrjes paraprake te nje leje  me shkrim te leshuar nga Autoriteti Kompetent i Sigurimit te shtetit te Pales tjeter.

2) Leja, e permendur ne Paragrafin 1 te ketij Neni, do t'u jepet vetem vizitoreve te autorizuar per akses ne informacionin e klasifikuar ne perputhje me legjislacionin e tyre te brendshem.

3) Per te marre lejen, e permendur ne Paragrafin 1 te ketij Neni, te dhenat personale te vizitoreve, sipas  kerkeses, do t'i transmetohen Autoritetit Kompetent te Sigurise te shtetit te Pales pritese me perpara.

(4) Autoritetet Kompetente te Sigurise te shteteve te Paleve, do te informojne njeri tjetrin per detajet e kerkeses  per vizite dhe do te sigurojne mbrojtje te te dhenave personale.

NENI 9
SHKELJA E REGULLAVE TE SIGURISE

1) Ne rast se nje shkelje e legjislacionit te brendshem mbi mbrojtjen e informacionit te klasifikuar nuk      perjashtohet, ose ne qoftese ajo konsiderohet qe te kete ndodhur apo te jete konstatuar dhe ne rast se kjo      shkelje mund te kete nje indikim ne mbrojtjen e informacionit te klasifikuar te derguar sipas kesaj      Marreveshje, ky fakt duhet te njoftohet menjehere me shkrim nga Autoriteti Kompetent i Sigurise te shtetit te      Pales Marrese tek Autoriteti Kompetent i Sigurise te shtetit te Pales se Origjines.

2) Çdo rast i shkeljes se legjislacionit brendshem mbi mbrojtjen e informacionit te klasifikuar, siç permendet ne      Paragradfin 1 te ketij Neni, duhet te jete subjekt i nje hetimi dhe masave perkatese te marra ne perputhje me      legjislacionit e brendshem te shtetit te Pales Marrese.
      Autoriteti Kompetent i Sigurise i shtetit te Pales se Origjines, duhet te informohet per rezultatet e ketij hetimi.

NENI 10
SHPENZIMET

Çdo Pale do te mbuloje shpenzimet e saj qe do te rezultojne nga zbatimi i kesaj Marreveshje.

 

NENI 11
KONSULTIMET DHE INSPEKTIMET

1) Me qellim qe te sigurohet nje bashkepunim i ngushte gjate zbatimit te kesaj Marreveshje, Autoritetet      Kompetente te Sigurise te shteteve te Paleve do t'i sigurojne njeri tjetrit konsultime, sipas kerkeses.

2) Per te mbajtur standarte te krahasueshme sigurie, Autoritetet Kompetente te Sigurise te shteteve te Paleve, do      t'i sigurojne njeri tjetrit legjislacionin e brendshem perkates.

3) Autoritetet Kompetente te Sigurise te shteteve te Paleve kane te drejte te inspektojne kushtet ne te cilat     mbahet informacioni i klasifikuar i shkembyer.

 

NENI 12
DISPOZITA TE FUNDIT

1) Kjo Marreveshje lidhet per nje periudhe te pakufizuar kohe.
2) Kjo Marreveshje do te hyje ne fuqi ne daten e marrjes se njoftimit te fundit me shkrim mbi permbushjen nga  Palet te proçedurave kombetare qe jane te nevojshme per hyrjen ne fuqi te saj.
3) Çdo Pale mund te paraqese ne çdo kohe nje propozim me shkrim per te ndryshuar kete Marreveshje. Nese      miratohet nga te dyja Palet, ndryshimet e kesaj Marreveshje do te behen nje pjese integrale e Marreveshjes      dhe do te hyjne ne fuqi ne perputhje me proçedurat e percaktuara ne Paragrafin 2 te ketij Neni.

4) Çdo mosmarreveshje ne interpretimin ose zbatimin e dispozitave te kesaj Marreveshje do te zgjidhet      nepermjet konsultimeve midis perfaqesuesve te autorizuar te shteteve te Paleve.

5) Çdo pale mund te perfundoje kete Marreveshje ne çdo kohe, duke njoftuar me shkrim 6 muaj me pare. Ne      rast te perfundimit te kesaj Mareveshje, informacioni i klasifikuar, i shkembyer ose krijuar, do te vazhdoje te      mbahet ne perputhje me kete Marreveshje

 

Bere ne___________me, __________2004, ne dy kopje origjinale, secila ne gjuhet Shqipe, Ukrainase dhe Angleze, te gjithe tekstet jane autentike dhe me te njejten vlere. Ne rast keqinterpretimi te dispozitave te kesaj Marreveshje, teksti ne anglisht do te kete prioritet.

Ne emer te Keshillit te Ministrave
te Republikes se Shqiperise .
 Ne emer te Kabinetit te Ministrave
te Ukraines