MARREVESHJE ME NATO-n

MARREVESHJE SIGURIMI
NDERMJET
REPUBLIKES SE SHQIPERISE DHE NATO-s

 

Qeveria e Republikes se Shqiperise,
e perfaqesuar nga
Gjeneral Leitnant Ilia VASHO
Oficer i Perhershem Nderlidhes ne Shtabin e NATO-s.
NATO,
e perfaqesuar nga
Dr. Manfred WÖRNER,
Sekretar i Pergjithshem i NATO-s
Meqenese Republika e Shqiperise eshte nje Vend Partner i Keshillit te Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut (NACC)/Partneritetit per Paqe (PfP);Meqenese eshte rene dakort qe te konsultohet per ceshtje politike dhe ceshtje qe lidhen me sigurimin, te zgjeroje dhe te intensifikoje bashkepunimin politik e ushtarak ne Europe;Meqenese bashkepunimi efektiv ne keto ceshtje kerkon shkembimin e informacionit sensitiv apo te privilegjuar ndermjet paleve;U ra dakort si me poshte:
Neni 1

Palet do te:
( i ) mbrojne dhe sigurojne informacionin dhe materialin e Pales tjeter;
( ii ) bejne cdo perpjekje qe, n.q.s ai eshte i klasifikuar, ky informacion dhe material do te ruaje klasifikimet e sigurise te vendosura nga ndonje Pale ne perputhje me origjinen e informacionit dhe materialit te asaj Pale dhe te sigurojne informacionin dhe materialin sipas standarteve te aprovuara;
( iii ) te mos e perdorin informacionin dhe materialin e shkembyer per qellime te tjera pervec atyre te vendosura ne kuadrin e programeve respektive , vendimeve dhe rezolutave qe i referohen ketyre programeve;
( iv ) te mos ja japin kete informacion dhe material paleve te treta pa miratimin e prodhuesit origjinal.

Neni 2
( i ) Qeveria e Republikes se Shqiperise pranon angazhimin, qe te gjithe personat e nacionalitetit te saj, te cilet ne kryerjen e detyrave te tyre zyrtare kerkojne ose mund te kene akses ne materialin apo informacionin e shkembyer sipas programeve te NACC apo PfP, te jene te certifikuar perpara se atyre tu jepet akses ne kete material dhe informacion.
( ii ) Procedurat e certifikimit duhet te jene te tilla qe te percaktojne se kur nje individ, duke patur parasysh besnikerine dhe besueshmerine e tij, mund te kete akses tek informacioni i klasifikuar pa rrezikuar sigurine e ketij informacioni.

Neni 3
Zyra e Sigurimit te NATO-s (NOS), nen drejtimin dhe ne emer te Sekretarit te Pergjithshem dhe Kryetarit, Komitetit Ushtarak te NATO-s, duke vepruar ne emer te Keshillit te Atlantikut te Veriut dhe Komitetit Ushtarak te NATO-s dhe nen autoritetin e tyre, pergjigjet per marrjen e masave te sigurimit per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar te shkembyer brenda bashkepunimit NACC/PfP.
Neni 4
Qeveria e Republikes se Shqiperise do te informoje Zyren e Sigurimit te NATO-s me te njejten pergjegjesi kombetare. Arranxhime Administrative te vecanta do te behen ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe NATO-s te cilet do te mbulojne standartet reciproke te sigurimit te informacionit te shkembyer ndermjet Autoritetit te Sigurimit te Republikes se Shqiperise dhe Zyres se Sigurimit te NATO-s.
Neni 5

Perpara shkembimit te informacionit te klasifikuar ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe NATO-s, autoritetet pergjegjese te sigurimit, reciprokisht duhet te sigurojne njeri-tjetrin, se pala marrese eshte e pergatitur te mbroje informacionin e marre, sic kerkohet nga prodhuesi origjinal.
Perfaqesuesit e permendur me siper nenshkruan Marreveshjen prezente.
Marreveshja, e shkruar ne dy kopje ne gjuhet anglisht dhe frengjisht me permbajtje plotesisht te njejte, u firmos ne Bruksel me 26 korrik 1994.              

Qeveria e Republikes se Shqiperise,
e perfaqesuar nga
Gjeneral Leitnant Ilia VASHO
Oficer i Perhershem Nderlidhes ne Shtabin e NATO-s.
NATO,
e perfaqesuar nga
Dr. Manfred WÖRNER,
Sekretar i Pergjithshem i NATO-s


 

K O D I  I  S J E L L J E S

Qeveria e Republikes se Shqiperise,
e perfaqesuar nga,
Gjeneral Leitnant Ilia VASHO
Oficeri Nderlidhes i Perhershem ne Shtabin e NATO-s

Duke patur parasysh, se brenda kuadrit te aktiviteteve te Keshillit te Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut/Partneritetit per Paqe, shtetet partnere jane ftuar nga Keshilli i Atlantikut te Veriut te marrin pjese ne misionet politike e ushtarake te Shtabit te NATO-s dhe ne Zyren e Koordinimit te Partneritetit ne Mons (Belgjike);
Duke patur parasysh, se Keshilli i Atlantikut te Veriut ka kerkuar qe shtetet partnere te mos shfrytezojne fasilitetet e dhena nga NATO per aktivitete te tjera, qe nuk perputhen me principet e bashkepunimit ne kuadrin e partneritetit, dhe/ose demtojne interesat kombetare te vendeve antare te Aleances.
Ne lidhje me kete deklaron angazhimin e saj.
Ky "Kod Sjelljeje", eshte firmosur nga diplomati me autoritet te plote.
Marreveshja, e shkruar ne dy kopje ne gjuhet anglisht dhe frengjisht me permbajtje plotesisht te njejte, u firmos ne Bruksel me 26 korrik 1994.
Per Qeverine e Republikes se Shqiperise 
Gjeneral Leitnant Ilia VASHO