MARREVESHJE ME GREQINE

MARREVESHJE SIGURIE
NDERMJET
KESHILLIT TE MINISTRAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
DHE
QEVERISE SE REPUBLIKES SE GREQISE
PER
MBROJTJEN E NDERSJELLTE TE INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR

Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise dhe Qeveria e Republikes se Greqisë, (ketu referuar si "Palet"),
duke pasur per qellim te sigurojne mbrojtjen e ndersjellte te te gjithe informacionit te klasifikuar, te klasifikuar si te tille ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi ne shtetin e njeres Pale dhe te transferuar ne Shtetin e Pales tjeter nga Autoritetet Kompetente ose personat e autorizuar per kete,
jane marre vesh per sa me poshte:

NENI 1
PERKUFIZIMET

Per qellime te kesaj Marreveshje:
1. "Informacion i Klasifikuar" nenkupton çdo informacion, pavarsisht nga forma e tij fizike, karakteristikat si dhe     mjetet e transmetimit, i cili, ne interes te sigurise kombetare, kerkon mbrojtje nga aksesi i paautorizuar.
2. "Dokument i Klasifikuar" nenkupton çdo artikull qe permban Informacion te Klasifikuar pavarsisht nga forma e     tij fizike, karakteristikat si dhe mjetet e transmetimit, duke perfshire por duke mos u kufizuar tek shkresat, letrat     dhe sheniment e shkruara, procesverbalet, raportet, memorandumet, sinjalet/ mesazhet, skicat, fotografite,     filmat, hartat, grafikat, planet, kopjet e karbonit dhe shiritat e bojes, disketat, etj., ose ndonje forme tjeter te     informacionit te regjistruar (p.sh. regjitrim kasete, regjistrim magnetik, elektronik ose optik, etj.).
3. "Material i Klasifikuar" nenkupton çdo pjese makinerie ose pajisjeje, orse armet e fabrikuara ose ne proces     prodhimi/ fabrikimi.
4. "Autoritet Kompetent" nenkupton autoritetin, i cili ne perputhje me rregullat dhe ligjet kombetare, pergjigjet per     mbrojtjen e informacionit te klasifikuar dhe per zbatimin e kesaj marreveshjeje.

5. "Autoritetet i Percaktuar per Sigurimin" nenkupton nje autoritet shteteror dhe/ose nje institucion bashkiak,     sipermarrje ose ent te ngritur nga keto institucione, puna e te cileve ka lidhje me perdorimin ose mbrojtjen e     Informacionit te Klasifikuar dhe te cilet kane te drejten te klasifikojne dhe deklasifikojne Informacionin e     Klasifikuar.
6. "Pala Marrese" nenkupton Palen ne kete marreveshje, ne te cilen transmetohet informacioni/ materiali i     klasifikuar, i perfaqesuar nga Autoriteti Kompetent ose personat e autorizuar per kete gje.
7. "Pala Derguese" nenkupton Palen ne kete marreveshje qe e dergon informacionin/ materialin e klasifikuar, i     perfaqesuar nga Autoriteti Kompetent ose personat e autorizuar per kete gje.
8. "Pale e Trete" nenkupton nje organizate nderkombetare apo shtet te trete qe nuk eshte pale e kesaj     Marreveshjeje.
9. "Nevoje per Njohje" nenkupton se aksesin tek Informacioni i Klasifikuar, ne kuader te transmetimit te ketij     informacioni tek Pala Marrese, do t'a kene ata persona qe kane nje nevoje te çertifikuar per ta ditur nje     informacion te caktuar per shkak te pozicionit te tyre zyrtar.

 

NENI 2
KLASIFIKIMET E SIGURISE

2.1 Dokumentat qe permbajne informacionin e permendur ne Nenin 1, do te shenjezohen me ekuivalenten e        nivelit te klasifikimit te sigurise kombetare ne perputhje me dispozitat e legjislacionit te brendshem te        seciles Pale. Palet do te shenjezojne dokumentacionin qe permban informacionin e permendur ne Nenin 1        me ekuivalenten e nivelit te klasifikimit te sigurise kombetare ne perputhje me dispozitat e Nenit 3.

2.2 Palet bien dakort qe nivelet e klasifikimit te sigurise dhe ekuivalentet e Paleve jane:

 

Ne Republiken e Shqiperise
Ne Republiken e Greqisë
Ekuivalenca ne anglisht
TEPER SEKRET
Akros Aporrito
TOP SECRET
SEKRET
Aporrito
SECRET
KONFIDENCIAL
Empisteytiko
CONFIDENTIAL
------------------------
Periorismenis Chrisis
RESTRICTED

2.3 Informacioni i Klasifikuar ne Greqi si "Restricted" (Periorismenis Chrisis) do te mbrohet ne Shqiperi si  Informacioni i Klasifikuar i shenjezuar i nivelit Konfidencial.

 

NENI 3
MBROJTJA E INFORMACIONIT TE KLASIFIKUAR

3.1. Aksesi ne Informacionin e Klasifikuar do t'i lejohet vetem atyre personave qe kane nje "Nevoje per Njohje"  dhe e cilet jane certifikuar nga Autoriteti Kompetent i Pales Marrese ne perputhje me legjislacionin e  brendshem me nje nivel te caktuar aksesi qe i korrespondon nivelit te kerkuar te klasifikimit te informacionit te aksesuar.

3.2. Pala Derguese do te sigurohet te informoje Palen Marrese per:
        3.2.1. shenjezimin me nivelin perkates te sigurise te Informacionit te Klasifikuar, kushtet                  e leshimit ose  kufizimet e perdorimit te tij, si dhe Dokumentat e Klasifikuar.
        3.2.2. cdo ndryshim te mepasshem ne klasifikimin e sigurise se tyre.

3.3. Pala Marrese:
        3.3.1. ne perputhje me legjislacionin e brendshem do t'i garantoje Informacionit te                  Klasifikuar te njejtin nivel  mbrojtjeje te dhene atij nga Pala Derguese (subjekt i                  Nenit 2).
        3.3.2. do te siguroje qe klasifikimet e sigurise nuk ndryshohen dhe Informacioni i                Klasifikuar nuk deklasifikohet pa marre paraprakisht autorizmin perkates me shkrim te               Pales Derguese.

NENI 4
AUTORITETE KOMPETENTE

4.1 Autoritetet Kompetente te shteteve Pale, qe pergjigjen per zbatimin e kesaj Marreveshjeje, jane si me poshte:  

Per Republiken e Shqiperise: Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (Autoriteti i Sigurise  Kombetare)
Per Republiken e Greqisë: Shtabi i Pergjithshem i Mbrojtjes Kombetare Greke, Drejtoria e Perbashket e  Intelligjences Ushtarake, Seksioni per Sigurimin dhe Kunder-Zbulimin (Autoriteti i Sigurise Kombetare)

4.2 Autoritetet Kompetente respektive te Paleve do t'i sigurojne njeri-tjetrit kredencialet e tyre zyrtare.

4.3 Me qellim qe te arrihen dhe te mbahen standarte te krahasueshme sigurimi, Autoritetet Kompetente  respektive, sipas kerkeses, i sigurojne njeri-tjetrin informacion rreth procedurave, praktikave dhe standarteve  te sigurimit per ruajtjen e Informacionit te Klasifikuar ne Palen tjeter respektive.

4.4 Autoritetet Kompetente respektive te Paleve mund te lidhin Protokolle Zbatimi per kete Marreveshje. Autoritetet e tjera te Percaktuara per Sigurimin te Paleve munden gjithashtu te lidhin Dokumenta Zbatimi per  kete Marreveshje, pas konsultimeve paraprake dhe miratimit perfundimtar te Autoriteteve Kompetente  respektive te ketyre Paleve.

NENI 5
KUFIZIMET MBI PERDORIMIN DHE BERJEN PUBLIKE

5.1 Pala Marrese nuk do te beje publike, perdore ose lejoje berjen publike ose perdorimin e nje Informacioni te  Klasifikuar te Pales Derguese pa marre miratimin paraprak me shkrim te kesaj Pale per kete gje.

5.2 Pala Marrese nuk do t'i jape nje Informacion te Klasifikuar te transmetuar ne zbatim te dispozitave te kesaj  Marreveshjeje nje Pale te Trete dhe as nuk do beje publik asnje Informacion te Klasifikuar pa marre   miratimin paraprak me shkrim te Pales Derguese.

 

NENI 6
PERKTHIMI, RIPRODHIMI DHE SHKATERRIMI

6.1 Dokumentet e klasifikuara qe permbajne informacion TEPER SEKRET/AKROS APORRITO/TOP SECRET  dhe SEKRET/ APORRITO/ SECRET do te lejohen te perkthehen dhe fotokopjohen vetem me lejen me shkrim te Autoritetit Kompetent te Pales Derguese.

6.2 Te gjitha perkthimet e Informacionit te Klasifikuar do te behen nga persona te certifikuar me nivel te njejte me  Informacionin e Klasifikuar. Perkthimi do te shenjezohet me te njejtin shenjezim te origjinalit dhe do te kete   nje shenim ne gjuhen ne te cilen eshte perkthyer se perkthimi permban Informacion te Klasifikuar te Pales   Derguese.

6.3 Ne rast se Informacioni i Klasifikuar riprodhohet, te gjitha kopjet e riprodhuara te ketyre dokumenteve do te shenjezohen me te njejtin shenjezim te origjinalit. Ky informacion i riprodhuar do te mbrohet si informacioni  origjinal. Numri i kopjeve do te kufizohet ne numrin e domosdoshem per qellime zyrtare dhe do te miratohet   nga Pala Derguese.

6.4 Informacioni i klasifikuar do te shkaterrohet ne menyre te tille qe te shmaget rindertimi i pjesshem apo i plote i tij.

6.5 Informacioni dhe materialet TEPER SEKRET /AKROS APORRITO/TOP SECRET nuk do te shkaterrohen. Ato  do te kthehen tek Autoriteti respektiv Kompetent i Pales Derguese.

NENI 7
VIZITAT

7.1 Ekspertet e sigurise te Autoriteteve Kompetente mund te vizitojne periodikisht njeri-tjetrin me qellim qe te diskutojne procedurat per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar.

7.2 Miratimi paraprak i Autoritetit Kompetent te Pales pritese do te kerkohet ne lidhje me vizitoret n.q.s aksesi tek informacioni i klasifikuar apo tek mjediset ku informacioni i klasifikuar zhvillohet, ruhet apo magazinohet,   eshte i nevojshem.

7.3 Procedurat qe lidhen me vizitat do te zhvillohen dhe miratohen ndermjet Autoriteteve Kompetente.

7.4 Çdo Pale do te garantoje mbrojtjen e te dhenave personale te vizitoreve sipas rregullave dhe ligjeve  kombetare respektive.

NENI 8
SHKELJET E SIGURISE

8.1 Ne rast se nje shkelje e rregullave te sigurimit rezulton ne kompromentimin e sigurte apo te dyshuar te  informacionit te klasifikuar te marre nga Pala tjeter, Autoriteti Kompetent i shtetit ku ndodhi kompromentimi  do te informoje Autoritetin Kompetent te Pales tjeter sa me me shpejt te jete e mundur dhe do te beje hetimet   perkatese. Pala tjeter, ne se kerkohet, do te bashkepunoje per hetimin.

8.2 Ne rast se kompromentimi ndodh ne nje shtet tjeter jo-Pale, Autoriteti Kompetent i Sigurise te Pales Derguese do te nderrmarre veprimet e parashikuara ne paragrafin 1 te ketij Neni.

8.3 Pala tjeter do te informohet per rezultatet e hetimit dhe do t'i sigurohet nje raport perfundimtar si per arsyet e  ngjarjes ashtu edhe per shkallen e demtimit.

 

NENI 9
SHPENZIMET

Çdo Pale do te mbuloje vete shpenzimet qe do te beje ajo vete ne lidhje me zbatimin e kesaj Marreveshjeje.

 

NENI 10
MOSMARREVESHJET

Çdo mosmarreveshje ne lidhje me interpretimin ose zbatimin e kesaj Marreveshje do te zgjidhet me konsultim ndermjet Paleve, pa ju drejtuar nje gjykate kombetare, nderkombetare ose nje Pale te Trete per arbitrim ose zgjidhje.

NENI 11
DISPOZITA TE FUNDIT

11.1 Kjo Marreveshje do te hyje ne fuqi ne daten e marrjes se njoftimit te fundit me shkrim nepermjet te cilit Palet informojne njeri tjetrin nepermjet kanaleve diplomatike qe kerkesat e legjislacionit kombetar per hyrjen e  saj ne fuqi jane plotesuar.

11.2 Kjo Marreveshje do te jete ne fuqi per nje periudhe te pakufizuar kohe. Secila Pale mund te perfundoje kete  marreveshje ne çdo kohe, duke i derguar Pales tjeter, nje njoftim me shkrim 6 muaj perpara, nepermjet  kanaleve diplomatike. Megjithate, ne qofte se kjo marreveshje ka perfunduar, te dy palet do te mbeten  pergjegjese per ruajtjen e te gjithe Informacionit te Klasifikuar te shkembyer ne perputhje me dispozitat e  saj.

11.3 Kjo Marreveshje mund te ndryshohet pas miratimit me shkrim te te dy Paleve ne te. Keto ndryshime do te  hyjne ne fuqi ne perputhje me procedurat per hyrjen ne fuqi te kesaj Marreveshjeje.

 

Bere ne ____________ me date __________2006 ne dy kopje origjinale, secila ne gjuhet Shqip, Greqisht dhe Anglisht, te gjitha tekstet njesoj autentike. Ne rast mosmarreveshjesh ne interpretimin e dispozitave te kesaj Marreveshjeje, teksti ne gjuhen Angleze do te kete perparesi.

 PER KESHILLIN E MINISTRAVE
TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
  PER QEVERINE E REPUBLIKES SE
GREQISE