MARREVESHJE ME ESTONINE

MARREVESHJE
NDERMJET
QEVERISE SE REPUBLIKES SE ESTONISE
DHE
KESHILLIT TE MINISTRAVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
PER MBROJTJEN E NDERSJELLTE TE INFORMACIONIT TE
KLASIFIKUAR

Qeveria e Republikes se Estonise dhe Keshilli i Ministrave te Republikes se Shqiperise, (ketu referuar si "Palet"), duke synuar te sigurojne mbrojtjen e ndersjellte te te gjithe informacionit te klasifikuar, te klasifikuar ne shtetin e njeres Pale dhe te transferuar ne Shtetin e Pales tjeter, duke deshiruar te vendosin rregulla per mbrojtjen e ndersjellte te informacionit te klasifikuar, qe do te shtrihen ne te gjitha marreveshjet e bashkepunimit te lidhura ndermjet Paleve dhe ne kontratat e vendosura ndermjet organizatave te shteteve Pale te cilet sigurojne shkembimin e informacionit te klasifikuar ,
kane rene dakort si me poshte:

NENI 1
Perkufizime

Per qellimin e kesaj Marreveshje:

1) "Informacion i Klasifikuar" nenkupton çdo dokument ose material pavaresisht nga forma, natyra, apo menyra e      transmetimit, i cili ne interes te sigurise kombetare dhe ne perputhje me ligjet e rregullat kombetare te Paleve,  kerkon mbrojtje nga shkeljet, shkaterrimi, ekspozimi i paautorizuar, humbja, aksesi ne te prej personave te  paautorizuar ose ndonje lloj tjeter kompromentimi.
2) "Pala Marrese" nenkupton Palen ne te cilen transmetohet informacioni i klasifikuar .
3) "Pala e Origjines" nenkupton Palen qe e dergon informacionin e klasifikuar .
4) "Autoritet i Sigurimit Kombetar" nenkupton nje organ publik, i cili ne perputhje me rregullat dhe ligjet kombetare, pergjigjet per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar dhe per zbatimin e kesaj marreveshje.
5) "Kontraktues" nenkupton nje individ apo nje person juridik me kapacitet ligjor per te lidhur kontrata.
6) "Kontrate e Klasifikuar" nenkupton nje marreveshje ndermjet dy apo me shume kontraktuesve, qe krijojne dhe  percaktojne te drejta dhe detyrime ndermjet tyre.
7) "Pale e Trete" nenkupton nje organizate nderkombetare apo shtet te trete, duke perfshire individet ose organet  ligjore, qe nuk eshte pale e kesaj Marreveshje.
8) "Vizitor" nenkupton çdo perfaqesues zyrtar te nje Pale qe kerkon te vizitoje mjediset e Pales tjeter sipas kesaj Marreveshjeje, i perfshire ne aktivitete qe perfshijne informacion te klasifikuar .
9) "Çertifikate Sigurie Personeli" nenkupton çdo dokument qe i leshohet nje qytetari nga Autoriteti i Sigurimit Kombetar te nje Pale per akses ne informacionin e klasifikuar ne perputhje me ligjet dhe rregulloret respektive te sigurimit kombetar .
10) "Çertifikate Sigurie Pajisjeje" nenkupton çdo dokument qe leshohet nga Autoriteti i Sigurimit Kombetar dhe qe provon se nje organ ligjor ka aftesine organizative dhe fizike te perdore dhe te depozitoje informacion te klasifikuar, ne perputhje me ligjet dhe rregulloret respektive te sigurimit kombetar.
11) "Nevoje per Njohje" nenkupton çdo nevoje per te patur akses ne informacionin e klasifikuar per shkak te funksionit apo detyres zyrtare.

 

NENI 2
Nivelet e Klasifikimit te Sigurise

1. Ekuivalentet e niveleve te klasifikimit te sigurise dhe shenjezimet e Paleve jane:

Ne Republiken e Shqiperise
Ne Republiken e Estonisë
Ekuivalenca ne anglisht
TEPER SEKRET
TÄIESTI SALAJANE
TOP SECRET
SEKRET
SALAJANE
SECRET
KONFIDENCIAL
KONFIDENTSIAALNE
CONFIDENTIAL
------------------------
PIIRATUD
RESTRICTED

2. Informacioni i Klasifikuar i Estonise i shenjezuar si "PIIRATUD" do te mbrohet ne Shqiperi si Informacion i  Klasifikuar i shenjezuar "KONFIDENCIAL".

NENI 3
Autoritetet e Sigurimit Kombetar

31. Autoritetet e Sigurimit Kombetar te Paleve, jane si me poshte:
    - Per Qeverine e Republikes se Estonise: Departamenti i Sigurise i Ministrise se Mbrojtjes se Republikes  se Estonise
    - Per Keshillin e Ministrave te Republikes se Shqiperise: Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar

2. Autoritetet Kompetente te Sigurimit do t'i sigurojne njeri-tjetrit kredencialet e tyre zyrtare.
3. Me qellim qe te arrihen dhe te mbahen standarte te krahasueshme sigurimi, Autoritetet Kompetente respektive te Sigurimit, sipas kerkeses, i sigurojne njeri-tjetrit informacion rreth procedurave, praktikave dhe standarteve te sigurimit per ruajtjen e Informacionit te Klasifikuar ne Palen tjeter respektive.

NENI 4
Parimet e Sigurise

1. Aksesi tek Informacioni i Klasifikuar do te kufizohet tek ata persona qe kane Nevoje per Njohje dhe qe mbajne nje Çertifikate Sigurie Personeli ne nje nivel te pershtatshem.
2. Pala Marrese:
     a- do t'i siguroje Informacionit te Klasifikuar nje nivel klasifikirni sigurie ekuivalent me ate te percaktuar ne nenin 2 te kesej Marreveshjeje dhe ne vazhdimesi do t'i siguroje nje mbrojtje ekuivalente me ate te nivelit korespondues te klasifikimit te sigurise;
     b- nuk do ta perdori Informacionin e Klasifikuar per qellime te tjera perveç atij per te cilin ai eshte siguruar;
     c- nuk do t'i jape informacionin e klasifikuar nje pale te trete pa lejen me shkrim te Pales se Origjines;
     d- do te respektoje te drejtat mbi pasurine intelektuale dhe sekretin profesional qe jane perfshire ne  informacionin e klasifikuar.

NENI 5
Transmetimi i Informacionit te Klasifikuar

1. Informacioni i Klasifikuar do te transmetohet normalisht permes sherbimit diplomatik, ushtarak dhe korrier te miratuara nga Autoriteti Kompetent i Sigurise. Pala Marrese do te konfirmoje marrjen e informacionit te klasifikuar .
2. N.q.s do te transmetohet nje pako e madhe qe permban informacion te klasifikuar , Autoriteti Kompetent respektiv duhet te jete dakort dhe te miratoje mjetet e transmetimit, rrugen dhe masat e sigurimit per çdo rast te tille.
3. Informacioni i Klasifikuar mund te transmetohet permes sistemeve dhe rrjeteve te mbrojtuara te telekomunikacionit, te çertifikuara sipas legjislacionit dhe rregulloreve kombetare te seciles pale.
4. Autoritetet e Sigurimit Kombetar te Paleve ne raste te veçanta mund te miratojne menyra te tjera transmetimi te Informacionit te Klasifikuar, te cilat sigurojne mbrojtjen e tij.
5. Sherbimet e sigurise se Paleve mund te shkembejne drejtpersedrejti informacione operative dhe inteligjence me njera tjetren ne perputhje me legjislacionin perkates kombetar.

NENI 6
Shenjezimi i Informacionit te Klasifikuar

1. Pala Marrese do te shenjezoje informacionin e klasifikuar te marre sipas shenjezimit te klasifikimit te sigurise korespondues te percaktuar ne Nenin 2 me siper.
2. Kopjet dhe perkthimet e informacionit te klasifikuar te marre, do te shenjezohen dhe ruhen ne te njejten  menyre si origjinali.
3. Kerkesat e shenjezimit do te zbatohen gjithashtu per informacionin e klasifikuar te marre mbeshtetur ne nje Kontrate te Klasifikuar.
4. Niveli i klasifikimit mund te ndryshohet apo shmaget nga Autoriteti i Sigurimit Kombetar te çdonjeres Pale me  kerken e autoritetit kompetent te Pales se Origjines. Autoriteti i Sigurimit Kombetar te Pales se Origjines duhet te njoftoje menjehere Autoritetin e Sigurimit Kombetar te Pales Marrese per çdo ndryshim apo heqje klasifikimi.

NENI 7
Shkaterrimi

1. Informacioni i klasifikuar do te shkaterrohet ne menyre te tille qe te shmaget rindertimi i pjesshem apo i plote i tij.
2. Informacioni dhe materialet TAIESTI SALAJANE / TEPER SEKRET /TOP SECRET / nuk do te shkaterrohen. Ato     do te kthehen tek Autoriteti i Sigurimit Kombetar i Pales se Origjines.
3. Ne rast te nje situate krize, e cila e ben te pamundur mbrotjen dhe kthimin e informacionit te klasifikuar  prodhuar ose transmetuar sipas kesaj marreveshjeje, Informacioni i Klasifikuar do te shkaterrohet menjehere. Pala Marrese do te njoftoje Autoritetin e Sigurimit Kombetar te Pales se Origjines per shkaterrimin e Informacionit te Klasifikuar sa me shpejt te jete e mundur.

NENI 8
Riprodhimi dhe Perkthimi

1. Informacion i shenjezuar si TAIESTI SALAJANE/TEPER SEKRET/TOP SECRET / do te lejohet te perkthehet     dhe fotokopjohet vetem me lejen me shkrim te Autoritetit te Sigurimit Kombetar te Pales se Origjines.
2. Te gjitha kopjet e riprodhuara te Informacionit te Klasifikuar do te shenjezohen me te njejtin shenjezim si ne  klasifikimin origjinal. Ky informacion i riprodhuar do te mbrohet si informacionj origjinal. Numri i kopjeve do te  kufizohet ne numrin e domosdoshem per qellimin zyrtar.
3. Te gjitha perkthimet e Informacionit te Klasifikuar do te behen nga individe me nje Çertifikate Sigurie Personeli te nje niveli te pershtatshem. Perkthimi do te shenjezohet me te njejtin shenjezim si ne klasifikimin original dhe do te kete nje shenim ne gjuhen ne te cilen eshte perkthyer se perkthimi permban Informacion te Klasifikuar te Pales se Origjines.

NENI 9
Vizitat

1. Ekspertet e sigurise te Autoritetit te Sigurimit Kombetar mund te vizitojne periodikisht njeri-tjetrin me qellim qe te diskutojne proçedurat per mbrojtjen e Informacionit te Klasifikuar.
2. Miratimi paraprak i Autoritetit te Sigurimit Kombetar te Pales pritese do te kerkohet ne lidhje me vizitoret n.q.s aksesi tek informacioni i klasifikuar apo tek mjediset ku informacioni i klasifikuar zhvillohet, ruhet apo magazinohet, eshte i nevojshem.
3. Proçedurat qe lidhen me vizitat do te zhvillohen dhe miratohen ndermjet Autoriteteve te Sigurimit Kombetar.
4. Çdo Pale do te garantoje mbrojtjen e te dhenave personale te vizitoreve sipas ligjeve dhe rregullave kombetare respektive.

NENI 10
Kontratat e Klasifikuara

1. Nje Pale qe lidh nje kontrate te klasifikuar me nje kontraktor qe banon ne territorin shtetit te Pales tjeter, do te  marre nje garanci nga Autoriteti i Sigurimit Kombetar qe kontraktori ne fjale ka çertifikate sigurie qe korrespondon me nivelin e kerkuar.
2. Autoriteti i Sigurimit Kombetar pergjigjet per te siguruar qe informacioni i klasifikuar, i cili i eshte dhene ose kontraktorit ose Pales tjeter apo eshte gjeneruar ne lidhje me kontraten e klasifikuar, ka pasur te percaktuar klasifikimin e sigurise. Me kerkese te Autoritetit Kompetent te Sigurimit te kontraktorit, Autoriteti Kompetent i Sigurimit te Pales tjeter do te siguroje nje liste kerkesash sigurimi.
3. Autoriteti i Sigurimit Kombetar i Pales tjeter do te siguroje Autoritetin Kompetent te Sigurimit te kontraktorit me nje njoftim qe kontraktori ka marre persiper te respektoje legjislacionin kombetar per mbrojtjen e informacionit te klasifikuar.
4. Autoriteti i Sigurimit Kombetar te kontraktorit do te konfirmoje me shkrim marrjen e listes se kerkuar te kerkesave te sigurimit dhe do t'ja dergoje kete liste kontraktorit.
5. Palet do te sigurojne qe nje kontrate e klasifikuar eshte lidhur apo eventualisht, puna ne pjeset e klasifikuara, fillon vetem pasi kontraktori ka zbatuar masat e sigurimit.
6. Nese Autoriteti i Sigurimit Kombetar do te miratoje nje nenkontrate te klasifikuar, ky Nen do te zbatohet si me siper .

NENI 11
Shkeljet e Sigurise

1. Ne rast se nje shkelje e rregullave te sigurimit rezulton ne kompromentimin e sigurte apo te dyshuar te     informacionit te klasifikuar te marre nga Pala tjeter, Autoriteti i Sigurimit Kombetar i shtetit ku ndodhi     kompromentimi do te informoje Autoritetin e Sigurimit Kombetar te Pales tjeter sa me me shpejt te jete e     mundur dhe do te beje hetimet perkatese. Pala tjeter, ne se i kerkohet, do te bashkepunoje ne kete hetim.
2. Ne rast se kompromentimi ndodh ne nje shtet tjeter jo-Pale ne kete Marreveshje, Autoriteti i Sigurimit  Kombetar te Pales derguese do te nderrmarre veprimet e parashikuara ne paragrafin 1 te ketij Neni.
3. Pala tjeter do te informohet per rezultatet e hetimit dhe do t'i sigurohet nje raport perfundimtar si per arsyet e ngjarjes ashtu edhe per shkallen e demtimit.

NENI 12
Shpenzimet

Çdo Pale do te mbuloje vete shpenzimet e veta qe do te behen ne lidhje me zbatimin e kesaj Marreveshjeje.

NENI 13
Dispozita te Fundit

1. Kjo Marreveshje do te hyje ne fuqi ne daten e komunikimit te fundit me, shkrim nepermjet te cilit Palet  informojne njeri tjetrin nepermjet kanaleve diplomatike qe kerkesat e legjislacionit kombetar per hyrjen e saj ne fuqi jane permbushur .
2. Kjo Marreveshje eshte lidhur per nje periudhe te pakufizuar kohore. Ajo mund te zgjidhet nga secila Pale duke i derguar Pales tjeter nje njoftim me shkrim per perfundimin e saj 6 (gjashte) muaj perpara kesaj date.
3. Pas zgjidhjes se kesaj Marreveshjeje, i gjithe informacioni i klasifikuar i siguruar gjate zbatimit te kesaj Marreveshje, do te vazhdoje te mbrohet ne perputhje me dispozitat e kesaj Marreveshje, deri sa Pala e Origjines se Informacionit te perjashtoje Palen Marrese nga ky detyrim.
4. Çdo Pale do te njoftoje Palen tjeter per çdo ndryshim apo amendim te rregulloreve dhe ligjeve te saj qe mund te sjellin pasoja ne mbrojtjen e informacionit te klasifikuar sipas kesaj Marreveshjeje. Ne nje rast te tille, Palet do te konsultohen per ndryshimet (amendimet) e mundeshme te kesaj Marreveshjeje. Ne te njejten kohe, informacioni i klasifikuar do te vazhdoje te ruhet siç eshte pershkruar sipas kesaj Marreveshjeje, perderisa  nuk eshte kerkuar ndryshe me shkrim nga Pala e Origjines se Informacionit.
5. Kjo Marreveshje mund te ndryshohet (amendohet) bashkarisht pas miratimit me shkrim te te dy Paleve. Keto  ndryshime do te hyjne ne fuqi ne perputhje me paragrafin 1 te ketij Neni.
6. Çdo mosmarreveshje ne lidhje me nderprerjen e zbatimit te kesaj Marreveshjeje do te zgjidhet ne konsultim  ndermjet te dy Paleve, pa iu drejtuar nje juridiksioni te jashtem.

 

Bere ne _____________me date ___________2006 ne dy kopje origjinale, secila ne gjuhet Estoneze, Shqipe dhe Angleze, te gjitha tekstet njesoj autentike. Ne rast divergjencash ne interpretimin e dispozitave te kesaj Marreveshjeje, teksti ne gjuhen Angleze do te kete perparesi.

 PER KESHILLIN E MINISTRAVE
TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
  PER QEVERINE E REPUBLIKES SE
ESTONISE