PROGRAMI I TRANSPARENCES

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (këtej e tutje LDI).

 

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (këtej e tutje DSIK)  ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. DSIK-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së DSIK-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.nsa.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

 

Depozitimi i kërkesave për informim

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar 
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e 4 Shkurtit”,
Pranë Gardës së Republikës së Shqipërisë,
Tiranë

sekretaria@nsa.gov.al

 

Koordinatori për të drejtën e informimit në  DSIK

z.Ramadan Caco

Email:       ramadan.caco@nsa.gov.al

Tel. ++355 4 2242387

Adresa:    Bulevardi “Dëshmorët e 4 Shkurtit”,
Pranë Gardës së Republikës së Shqipërisë,
Tiranë

Orari:        E Hënë - E Enjte             08:00 - 16:30
                E Premte                       08:00 - 14:00

 

PROGRAMI I TRANSPARENCES

Model - Rregjistri i kerkesave dhe pergjigjeve

Modeli i Kerkeses per Informim

Procedurat e Ankimimit