DREJTORI I DSIK-se

 

Dorian TOLA - Drejtor i DSIK

 

Dorian TOLA është Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK). Para këtij funskioni, ai ka shërbyer në Forcat e Armatosura, ku ka kryer detyra që lidhen kryesisht me planizimin afatgjatë të Forcës Detare dhe bashkëpunimin ushtarak e standartizimin me NATO-n.

Në periudhën 2012-2015 ka kryer detyrën e Shefit të Zyrës së Komandantit të Forcës Detare. Më pas, ai është caktuar “Koordinator i Mbrojtjes” në Zyrën Operacionale të Situatës (ZOS) në Kryeministri, duke u angazhuar për ngritjen e Sistemit të Integruar të Informacionit Statistikor të Këshillit të Ministrave dhe për mbledhjen e informacionit për emergjencat civile dhe krizat.

Dorian TOLA është diplomuar në degën Inxhinieri Elektrike dhe Elektronike në Akademinë e Marinës në Stamboll, Turqi dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka përfunduar studimet Master në Çështjet e Sigurisë Kombëtare, në Shkollën Pasuniversitare të Marinës (NPS), Kaliforni, SHBA dhe Master Shkencor në të Drejtën Penale në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Dorian Tola zotëron gjuhën angleze, turke dhe italiane.