LIGJ NR. 25/2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

L I G J
NR. 25/2012, DATË 15.3.2012

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8457, DATË 11.2.1999 “PËR INFORMACIONIN E KLASIFIKUAR “SEKRET SHTETËROR””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,

VENDOSI:
Neni 1

Në ligjin nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, në fund të paragrafit të parë, fjalët “pranë Këshillit të Ministrave” zëvendësohen me fjalët “si institucion në varësi të Kryeministrit”.

 

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYETARE
JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)